Saraçini: Përveç ndryshimeve kushtetuese, nevojitet edhe luftë më efikase kundër korrupsionit

Koalicioni qeveritar ndodhet para dy sfidave, të pengojë zgjerimin e ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut dhe të bindë opozitën për të votuar ndryshimet...

Këto janë emrat e kandidatëve për Prokurorinë e Krimit të organizuar, ndër to edhe Ruskovska

Për postin e shefit të Prokurorisë për Krim të Organizuar, siç mëson ALSAT, janë disa emra, dhe deri tani, sipas burimeve të këtij televizioni, kanë konkurruar Engjellushe Kadriu-Lleshi nga brenda këtij institucioni, e zgjedhur në muajin mars, Ermon Neziri nga Prokuroria themelore e Shkupit, dhe Islam Aliu, aktualisht Shef i prokurorisë së lartë të Gostivarit, si dhe Dilaver Bekteshi nga Prokuroria e lartë republikane.

Ndërkohë edhe përkundër faktit që u pezullua nga drejtimi i Prokurorisë së Krimit të Organizuar për shkak të mënyrës së bastisjes në Policinë Financiare, për shefe ka konkurruar edhe Villma Ruskovska.

ALSAT mëson se faktori shqiptar kërkon të përfaqësojë këtë institucion dhe gjasat për shef të kësaj prokurorie mund ti ketë kërçovari Islam Aliu.

Aplikimi mbyllet sot, ndërkohë që në datën 7 nëntor pritet të votohet për emrin e ri, dhe më 14 të të njëjtit muaj Këshilli i Prokurorëve të emërojë zyrtarisht shefin e prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në këtë departament të organit të akuzës, shqiptarët përfaqësohen dobët, rreth 15%.

Latest Posts

Pritja për presidentin austriak, Grubi: Përkrahja në procesin e integrimit europian ka qenë gjithnjë e fuqishme

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, shoqëruar nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski si dhe ministra të tjerë kanë pritur në takim presidentin austriak Alexander...

Kërcet arma në Kavajë/ Humbin jetën dy persona (EMRAT)

Dy persona kanë humbur jetën në Kavajë pas përplasjes me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali.   Edmond Gosa nga Kavaja ka qëlluar me armë...

Parandalohet sulmi terrorist në Greqi/ Policia arreston dy pakistanezë

Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Greqinë.   Policia e antiterrorit ka vënë në pranga dy shtetas pakistanezë, të cilët janë vënë nën...