I riu pranon se ka vjedhur autoambulancën

18-vjepari D.N. nga Koçani ka pranuar se ka vjedhur autoambulancën nga Emergjenca Mjekësore në Koçani, përcjell TV21. Siç informon MPB, autoambulanca është gjetur dje...

Vetëm 45 ditë në detyrë/ Jep dorëheqjen kryeministrja e Britanisë, Liz Truss

Niveli i kaosit në qeveri, parlament dhe në Partinë Konservatore e kanë çuar Liz Truss, në një pikë ku ajo nuk mund të vazhdojë më gjatë.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka dhënë dorëheqjen vetëm 45 ditë pasi mori në dorë frerët e pushtetit në vend, situatë kjo e paprecedentë në politikën britanike.

Ky është një ndryshim shumë i shpejtë ndërsa pikëpyetja më e madhe tashmë, është nëse Partia Konservatore mund të bashkohet me një lider të ri apo të zhvillohen zgjedhjet të reja.

“Erdha në detyrë në një kohë të paqëndrueshme ekonomike dhe politike. U zgjodha nga konservatorët për ta ndryshuar këtë situatë. Duke parë situatën, unë nuk mund të përmbush mandatin me te cilin konservatorët më besuan. Do të qëndroj deri në detyre deri sa të zgjidhet një pasues tjetër.”- ishin fjalët që tha Liz Truss teksa dha dorëheqjen.

Problemet e para filluan kur kancelari i saj i parë, Kwasi Kwarteng, tronditi tregjet financiare me mini-buxhetin e tij më 23 shtator. Që atëherë, shqetësimi i konservatorëve është shndërruar në zemërim të gjerë brenda partisë parlamentare.

Liz Truss bëhet kështu kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Britanisë së Madhe, duke dhënë dorëheqjen vetëm gjashtë javë pasi mori detyrën.

Latest Posts

Përkujtohet gjeneral Shaban Shala, Ahmeti: Me një Akademi nuk përshkruhet një histori

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti më 2 Dhjetor ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore për nderë të gjeneralit Shaban Shala. Si...

I riu pranon se ka vjedhur autoambulancën

18-vjepari D.N. nga Koçani ka pranuar se ka vjedhur autoambulancën nga Emergjenca Mjekësore në Koçani, përcjell TV21. Siç informon MPB, autoambulanca është gjetur dje...

Kandidati i vetëm për Bashkinë e Elbasanit/ Boçi: Çdo votë e demokratëve vlen, procesi do jetë i lirë dhe pa shantazhe

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është kandidati i vetëm që votohet sot në primaret e PD-së për të qenë kandidat për kryebashkiak...