Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një 36-vjeçare ka raportuar se pas një zënke për një vend parkimi, tre persona e kanë sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshortin e saj. Nga SPB-Tetovë thonë se po punohet për zbardhjen e rastit.
“Tridhjetë e gjashtë vjeçarja I.P. nga Tetova dje (19- tetor) në ora 21:15 në SPB Tetovë ka raportuar se para shtëpisë së tyre familjare në rrugën “Andreja Ristovski në Tetovë, ajo dhe bashkëshorti i saj V.P. (40) janë sulmuar fizikisht nga tre persona, sulmi ka ndodhë për shkak të keqkuptimeve rreth parkimit të automjetit të tyre “Chevrolet” me targa të Tetovës, i cili ka penguar dy bashkëshortët të hyjnë në oborrin e tyre. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, thonë nga SPB-Tetovë.