Debati brenda partisë më të madhe shqiptare BDI, ka ngjallur shumë interes në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon. Janë të përçarë apo nuk janë të përçarë, do duhet të ndryshohet kabineti qeveritar apo duhet të vazhdojë për të përmbyllur projektet kapitale si ai i Korridorit 8, rrugës së Bllacës, gazifikimi dhe shumë projekte në interes të qytetarëve.
Në lidhje me turbullurat brenda BDI-së, nënkryetari i sapozgjedhur, Bajram Rexhepi nuk e sheh të arsyeshme një ndryshim të kabinetit qeveritar gjegjësisht të strukturave të BDI-së duke u bazuar edhe në krizat që ka kapluar vendi. Ai në një intervsit për TV24 thotë se nuk është koha për ndryshime.
“Për shkak të krizës energjetike, dhe krizës së sigurisë si pasoje e luftës në Ukrainë, unë mendoj se nuk është koha për ndryshime në qeveri dhe jostabilitet politik” u shpreh nënkryetari i BDi-së, Bajram Rexhepi sonte në TV24.
Nga ana tjetër, edhe faktori ndërkombëtarë edhe kryeministrat e rajonit kanë shprehur falenderime të jashtëzakonshme për ministrat e BDI-së për përkushimin e tyre ndaj vendit dhe punës duke luftuar korrupsionin dhe duke e çuar vendin drjet Bashkimit Evropian.