Edi Rama: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë më mirë se kurdoherë

Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë së cilës u dhanë porosi të qarta mbi bashkëpunimin...

Grubi “citon” Ollbrajt: Ka vend special në ferr për burrat që nuk i ndihmojnë gratë

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka marrë pjesë në forumin “Women Peace Security” në Prishtinë nën organizim të presidencës së Republikës së Kosovës.

“Në kohë të trazuara si kjo që po kalojmë tash, ende të pa rikuperuar sa duhet nga pasojat e pandemisë, vëmendja dhe shqetësimi ynë tashmë janë përqendruar edhe në frontin e hapur të luftës në Ukrainë, ku sulmohen themelet e paqes dhe sigurisë kontinentale, ose më saktë, ku rendi botëror është nën kërcënim. Kur ngjarje të tilla të tmerrshme përsëriten, pavarësisht nëse ndodhin afër apo larg nesh, ne, që fatkeqësisht kemi kaluar përvoja të tilla të ngjashme, nuk mund t’i shikojmë këto ngjarje me gjakftohtësi si spektatorë. Nuk është vetëm zhurma e avionëve, tankeve dhe artilerisë që e dëgjojmë përmes lajmeve mediatike, por kjo është një thirrje e fuqishme që kërkon drejtësi, paqe, liri dhe t’i jepet fund shkatërrimit”, ka thënë Grubi në fjalimin e tij.

Në vazhdim ju sjellim fjalimin e plotë:

Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj,

Dëshiroj të filloj duke falënderuar Presidenten Osmani për ftesën që të jem pjesëmarrës në edicionin e parë të WPS dhe ta përgëzoj atë dhe ekipin e saj për organizimin e një konference kaq të madhe.

Në kohë të trazuara si kjo që po kalojmë tash, ende të pa rikuperuar sa duhet nga pasojat e pandemisë, vëmendja dhe shqetësimi ynë tashmë janë përqendruar edhe në frontin e hapur të luftës në Ukrainë, ku sulmohen themelet e paqes dhe sigurisë kontinentale, ose më saktë, ku rendi botëror është nën kërcënim.

Kur ngjarje të tilla të tmerrshme përsëriten, pavarësisht nëse ndodhin afër apo larg nesh, ne, që fatkeqësisht kemi kaluar përvoja të tilla të ngjashme, nuk mund t’i shikojmë këto ngjarje me gjakftohtësi si spektatorë.

Nuk është vetëm zhurma e avionëve, tankeve dhe artilerisë që e dëgjojmë përmes lajmeve mediatike, por kjo është një thirrje e fuqishme që kërkon drejtësi, paqe, liri dhe t’i jepet fund shkatërrimit.

Shkatërrimet dhe viktimat në Ukrainë na kujtojnë shkatërrimet dhe viktimat në luftërat e përgjakshme që ndodhën në vitet ’90 në vendet tona.

Fatkeqësisht ka ende njerëz që nuk kanë mësuar nga ngjarjet e trishtueshme nga fatkeqësitë e luftërave të kaluara, nga veprat e tmerrshme të ideologjive të liga dhe regjimeve shkatërruese që lanë shumë rrënoja, si në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ashtu edhe në atë metaforik.

Historia e kontinentit tonë fatkeqësisht shënon 2/3 e periudhave të kohës me luftëra dhe vetëm 1/3 e periudhës me paqe.

Prandaj, të gjithë ne sëbashku duhet të përpiqemi për një jetë dinjitoze dhe pa kërcënime ku vëmendja jonë do të përqendrohet në cilësinë e jetës.

Prishtina dhe e gjithë Kosova gjithashtu kanë përjetuar mizori të tilla të tmerrshme.

Viktimat e luftës dhe të pagjeturit, fatkeqësisht nuk përfundojnë vetëm tek lapidaret e dëshmorëve, por edhe në jehonën e dhimbjes e të dashurve të tyre që nuk ndalet as me kalimin e viteve.

Jehona e plagëve të mijëra vajzave dhe grave që u bënë viktima të dhunës është kaq e zhurmshme.

Shërimi i plagëve të tyre është një mision i rëndësishëm shoqëror, e jo vetëm individual.

E di, kjo është një temë e dhimbshme dhe ne duhet të përulemi para guximit të atyre grave që kanë kontribuar sadopak për ndërgjegjësimin e shoqërive tona duke folur hapur për atë që kanë përjetuar, për të hedhur poshtë paragjykimet mbi viktimat e dhunës ndaj grave në luftëra.

Një tjetër paragjykim shkatërrues është raporti famëkeq i ish-senatorit zviceran, Dick Marty, i cili dha një dimension kaq të pabesueshëm dhe i dha një njollë luftës së drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës.

Një shpikje që përputhet me propagandën e Putinit për Ukrainën, e bazuar në gënjeshtra të cilat i ktheu në fakte të paverifikuara, pavarësisht faktit se ICTY e OKB-së doli në përfundim të kundërt me raportin e rremë dhe e mbylli hetimin si të pabazuar.

Zonja dhe zotërinj,

Në shoqëritë tona të papërsosura dhe në procese reformuese të papërfunduara, por edhe për shkak të anomalive shoqëruese të këtyre proceseve, ende mund të hasim fenomene që na shqetësojnë.

Prandaj, ne jemi këtu dhe jemi përgjegjës për t’u marrë nëse edhe sot kemi mbartur mbetje ideologjish dhe fenomenesh të tjera të liga, kur gratë dhe grupet vulnerabël vihen sërish në shënjestër të dhunës, torturës dhe trajtimit çnjerëzor për motive dhe shkaqe të ndryshme!

Sot jemi këtu për të dhënë mesazhin tonë se këto dukuri janë “të huaja” (të panjohura) për shoqëritë tona, se format e dhunës dhe nënshtrimit janë të papranueshme, sepse nuk guxojmë të hedhim hapa pas, sidomos kur korrigjojmë padrejtësinë ideologjike dhe lëmë pas mentalitetin diskriminues, veçanërisht ndaj  pozicionit të gruas, duke e avancuar çdo ditë e më shumë pozicionin e saj në proceset vendimmarrëse dhe faktorizimin e zërit të saj.

Të dashur zonja dhe zoterinj,

Si nip i një gjysheje, si djalë i një nënëje, si bashkëshort i një gruaje, si baba i dy vajzave, them se ndjeshmëria femërore e kalon pragun e shtëpisë, ajo është universale.

Le të jenë frymëzim për ne meshkujt fjalët e modifikuara të mikes sonë të dashur, Sekretares së parë të Shtetit në Amerikë, zonjës Medeleine Albright, për nder të së cilës jemi mbledhur këtu, kur ajo tha: ka një vend të posaçëm në ferr për çdo burrë që nuk i ndihmon gratë.

Pra, si përfundum, të dashur zonja dhe zotërinj, gratë vërtet sundojnë, faleminderit për vëmendjen tuaj.

https://fb.watch/gjwKfaTu3R/

Latest Posts

Akademi solemne për Ditën e Flamurit nesër në Shkup

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, nesër në Shkup organizohet Akademi solemne. Me këtë rast, nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar...

Kremlini mbron aleancën e sigurisë të udhëhequr nga Rusia

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të dielën se përpjekjet për të shkatërruar një aleancë sigurie të udhëhequr nga Rusia kanë ekzistuar gjithmonë dhe...

Edi Rama: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë më mirë se kurdoherë

Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë së cilës u dhanë porosi të qarta mbi bashkëpunimin...