Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...

Grubi: Raporti i Dick Marty, shpikje që gënjeshtrat i ktheu në fakte të paverifikuara

Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka përmendur raportin e Dick Marty-t që sipas tij, i vendosi njollë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se kjo është një shpikje që përputhet me propagandën e Putinit për Ukrainën, bazuar në gënjeshtra.

“Një tjetër paragjykim shkatërrues që duhet të përmend është raporti famëkeq i ish-senatorit zviceran, Dick Marty, që i dha një dimension kaq të pabesueshëm dhe i vuri njollë luftës së drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës. Një shpikje që përputhet me propagandën e Putinit për Ukrainën bazuar në gënjeshtra, i ktheu ato në fakte të paverifikuara, pavarësisht faktit se Kombet e Bashkuara, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë përballë raportit të rremë dhe i mbylli hetimet si
të pabazuara”, tha ai.

Në këtë forum ndër të tjetra numri dy në Maqedoninë e Veriut, tha se duhet lënë pas mentalitetin diskriminues ndaj pozitës së grave.

“Në shoqëritë tona të papërsosura, dhe në procese reformuese të papërfunduara, por edhe për shkak të anomalive shoqëruese të këtyre proceseve, ende mund të hasim fenomene që na shqetësojnë. Prandaj, ne jemi këtu, dhe jemi përgjegjës të kemi guxim të merremi me një dukuri e keqe që është edhe sot, kur gratë dhe grupet e cenueshme vihen sërish në shënjestër të dhunës, torturës, dhe trajtimit çnjerëzor për motive dhe shkaqe të ndryshme. Sot jemi këtu për të dhënë mesazhin tonë se këto dukuri janë të çuditshme për ne, për shoqëritë tona, se format e dhunës janë të papranueshme, sepse nuk guxojmë të bëjmë hapa pas, sidomos kur korrigjojmë padrejtësinë ideologjike dhe lëmë pas mentalitetin diskriminues, veçanërisht ndaj pozitës së grave, duke avancuar çdo ditë e më shumë pozicionin e tyre në vendimmarrje dhe faktorizimin e zërit të tyre”, shtoi ai.

Latest Posts

Atanasoski: Qëndrimi i VMRO-së kundër ndryshimeve kushtetuese, kundërshtim i politikës perëndimore të Maqedonisë së Veriut

Kundërshtimi i ndryshimeve kushtetuese, nga koalicioni VMRO-DPMNE – ‘Levica’, i dy partive parlamentare që kundërshtojnë përfshirjen e bullgarëve në Preambulë, si dispozitë e të...

Ky është Refki “Papiqulo”, pronari i BMW-së së famshme dhe me 225 gjoba në sirtar

Ky është personi më i famshëm aktualisht në Prishtinë, së fundmi i njohur me nofkën “Papi Chulo”, Refki Hajzeri. 34-vjeçari prej kohësh me veturën e...

Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...