Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ministrin malazez, Fatmir Gjeka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e priti ministrin e Malit të Zi për të Drejtat e Njeriut...

Lajcak konfirmon propozimin franko-gjerman: Nuk e ndihmoj procesin nëse jap detaje

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se ka folur për propozimin franko-gjerman me kryeministrin Albin Kurti, në takimin që patën këtë të shtune në Kryeministri.

Ai tha se nëse jep informata më të hollësishme për diskutimet mbi këtë temë do ta dëmtonin procesin e bisedimeve, raporton Gazeta Express.

“Sigurisht që e kemi diskutuar”, tha Lajçak kur u pyet nga gazetarët për këtë propozim. “Kjo edhe është arsyeja pse jam këtu në baza javore. Por, shpresoj që ta kuptoni se nuk do të ndihmojë procesin nëse jap detaje, janë çështje të ndjeshme. Ne kishim diskutime shumë serioze, të mira dhe konstruktive. Këto janë çështje të ndjeshme dhe unë jam në kontakt të përjavshëm me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq”, përfundoi ai.

Gjithashtu, ai nuk dha edhe shumë detaje të takimit, përveçse tha se ka progres në këto bisedime që po i zhvillon shpesh së fundi.

“Takimi me kryeministrin Kurti ishte shumë konstruktiv dhe shumë i dobishëm dhe ne jemi duke bërë progres në bisedimet tona. Kjo ndoshta ajo çka mund të them”./express

Latest Posts

“Opozita rrezikon të humbasë Bashkinë e Tiranës”/ Korreshi tregon arsyen, ja pse po i largohen kandidatët Alibeajt

Demokratët në zgjedhjet vendore të 14 majit do të jenë të ndarë në dy grupe, ku në një pjesë të bashkive do u kërkohet...

Kryetari Ahmeti takohet me Bruno Ceka: Mërgata është pjesë e pandarë e sukseseve dhe sfidave tona

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadorin e kombit, Bruno Ceka. Ahmeti, përmes një statusi në rrjetin social...

Vlora dhe Kaltrina Neziri shfaqen sukseshëm në “Javen e Modës në Paris”

Dizenjatoret Vlora dhe Kaltrina Neziri, kanë shënuar një tjetër sukses në fushën e modës, duke u prezantuar denjësisht në një nga eventet më të...