Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Irani “nuk do të qëndrojë indiferent” nëse vërtetohet që dronët po përdoren në Ukrainë

Irani nuk do të qëndrojë indiferent nëse vërtetohet se dronët e tij janë duke u përdorur nga Rusia në luftën e nisur në Ukrainë, ka thënë ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian.

 

Ai i ka bërë këto deklarata teksa rriten dyshimet se Republika Islamike e Iranit është duke furnizuar me dronë Moskën, për të kryer sulme në Ukrainë.

 

“Nëse vërtetohet se dronët iranianë po përdoren në luftën në Ukrainë kundër njerëzve, ne nuk do të qëndrojmë indiferentë”, është cituar të ketë thënë Amirabdollahian, sipas medias shtetërore.

 

Megjithatë, ai ka thënë se do të vazhdojë bashkëpunimi mes Teheranit dhe Moskës në fushën e mbrojtjes.

 

Britania, Franca dhe Gjermania kanë bërë thirrje për një hetim të Kombeve të Bashkuara rreth akuzave se Rusia është duke përdorur dronë të prodhuar nga Irani për të sulmuar Ukrainën.

 

Sipas tyre, diçka e tillë përbën shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Duke cituar diplomatët dhe zyrtarë tjerë, agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar javën e kaluar se, përveç dronëve, Irani i ka premtuar Rusisë se do t’i dërgojë raketa tokë-tokë.

 

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

 

Putin e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

 

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

 

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...