“Nëse hapja e dosjeve dëshmon se shumica e shqiptarëve ishin spiunë”

“Opinionisti, Nexhmedin Spahiu, ka përsëritur qëndrimin e tij se është për hapjen e dosjeve të Sigurimit gjatë sundimit të diktatortit Enver Hoxha në Shqipëri.

Ai ka thënë se duhet të dihet se çfarë është bërë gjatë atij sundimi.

Ai thotë se fajtorët që sollën komunizmin në Shqipëri janë në lista publike të veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Kam qenë dhe jam për hapjen e dosjeve të SIGURIMIT, madje edhe të tilla siç mund të jenë: të manipuluara. Le të dihet se çfarë është bërë gjatë sundimit enverist në Shqipëri dhe çfarë u kanë bërë dosjeve në postkomunizëm. Fajtorët që sollën komunizmin në Shqipëri nuk duhet t”i kërkojmë në lista sekrete. Ata I kemi në listat publike: Llistat e veteranëve të të ashtuquajturës LANÇ (Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare) dhe “heronjëve” e “dëshmorëve” të saj.

Përgjegjësia është konform kierarkisë së LANÇ-it. Nëse hapja e dosjeve dëshmon se shumica e shqiptarëve ishin spiunë të SIGURIMI-it kjo veç e shton peshën e fajësisë së veteranëve, heronjve e dëshmorëve të LANÇ”.