BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Osmani: SHBA s’ka kërkuar të heqim dorë nga njohja reciproke me Serbinë

Presidentja Vjosa Osmani thotë se SHBA-ja s’ka kërkuar kurrë që Kosova të heq dorë nga kërkesa për njohje reciproke me Serbinë.

Osmani tha se presidenti amerikan, Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken kanë kërkuar me shkrim që njohja reciproke të jetë në qendër të dialogut.

“Sa i përket marrëveshjes finale, Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk kanë kërkuar nga Republika e Kosovës një marrëveshje finale pa njohje reciproke. Po ashtu më lejoni ta potencoj një gjë që është konfirmuar edhe nga partnerët tanë strategjikë më shumë se një herë: njohja reciproke është e vetmja zgjidhje e cila sjell paqen dhe stabilitet afatgjat në rajonin tonë”, tha Osmani.

“Janë tjetërgjë propozimet për marrëveshje specifike që diskutohen në Bruksel”, shtoi presidentja.

Osmani ka përsëritur se “nuk ka pasur kërkesë asnjëherë që Kosova të heq dorë nga kërkesa për njohje reciproke”.

Presidentja Osmani tha se njohja reciproke “është domosdoshmëri”./express

Latest Posts

“Bashkë Fitojmë” zyrtarizon kandidatët për këshillat bashkiakë, Ilir Alimehmeti kryeson Tiranën

Kryesia e drejtuar nga Sali Berisha miratoi kandidatët për keshillat bashkiakë, pasi kandidatët për kryetar bashkie janë zgjedhur nga procesi i primareve në fillim...

Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë,...

Uniformat e policisë në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, hyn në fuqi ligji

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit...