Agim Ademi e konfirmon: Kosovë-Izraeli, me praninë e publikut

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e...

TË FUNDIT

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Panik në Bruksel, larje hesapesh mes bandave! Plagosen tre persona

Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.   Mediat belge...

“Të shmangim tensionet në 31 tetor”, ndërkombëtarët i kërkojnë Kosovës të shtyjë afatin për targat

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë deri më 31 tetor, kur skadon edhe afati që targat me inicialet e qyteteve të Serbisë nga periudha e para luftës do të mund të përdoren në Kosovë, komunitetit ndërkombëtar po i kërkon qeverisë së prishtinës ta shtyjë afatin, në mënyrë që të shmnagë tensionet.

Qytetarët serbë të Kosovës që përdorin këto targa, duhet t’i konvertojnë ato në targa të Republikës së Kosovës, në të kundërtën, makinat e tyre nuk do të mund të qarkullojnë më në Kosovë, pas datës 31 tetor. Dhe Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme e Kosovës, qytetarët serbë të veriut të Kosovës po refuzojnë ti’ konvertojnë targat.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili javën që shkoi ishte në Beograd dhe Prishtinë tha se “është vetë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që ka kërkuar nga Kosova që ta shtyjë për 10 muaj afatin për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato të Kosovës”.

Edhe Bashkimi Evropian, i kërkoi Kosovës që të shtyjë afatin për 10 muaj të konvertimit të targave serbe dhe regjistrimit të tyre në ato të Kosovës.

Qeveria e Kosovës nga ana tjetër akoma nuk ka konfirmuar qartë, nëse do ta shtyjë këtë afat. Presidentja Vjosa Osmani tha se “çështja e targave është mbi të gjitha çështje e sundimit të ligjit”.

“Partnerët tanë ndërkombëtar nëse për vite kanë kërkuar që Kosova të punoj në sundimin e ligjit, ne këtë po e bëjmë. prandaj pres që ata të na mbështesin në sundim të ligjit në trajtimin e të gjithëve në mënyrë të barabartë”, tha Osmani.

javët e fundit ka pasur një angazhim të shtuar të komunitetit ndërkombëtar me vizita të shpeshta në Prishtinë dhe Beograd, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje finale për përmirësimin e marrëdhënieve dhe kjo të arrihet sa më shpejt.

Latest Posts

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Panik në Bruksel, larje hesapesh mes bandave! Plagosen tre persona

Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.   Mediat belge...

Mos i humbisni

Spasovski: Vanja ka vdekur nga plaga me armë zjarri, janë gjetur dy armë në afërsi të Shkupit

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një deklaratë të mbajtur mbrëmë në lidhje me pyetjen nëse Vanja, vajza 14-vjeçare, ka qenë e...

Moti i acartë shkakton 3 viktima në Gjermani

Prej disa ditësh Gjermani është “pushtuar” nga moti i acartë, dhe për pasojë tre persona kanë humbur jetën.   Gjithashtu prej 3 ditësh është i...

Frika nga një “Çernobil i ri”, ngrihet alarm për një rrjedhje në fabrikën e mbetje radioaktive

Sellafield, objekti bërthamor më i rrezikshëm i Evropës, ka një rrjedhje të përkeqësuar nga një kapanon i madh mbetjesh radioaktive që mund të rrezikojë...