Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...

I dyti fëmijë – luks, statistikë katastrofale demografike

Në vitin 2000 në Maqedoni kanë lindur 26.168 fëmijë. Të njëjtin vit kanë vdekur 17.085 njerëz, që do të thotë se rritja natyrore ka qenë 9.083. Sipas një analize të portalit në gjuhën maqedonase, në dy dekadat e kaluara shënohen të dhëna shqetësuese demografike, numri i të vdekurve vazhdimisht është rritur, kurse i të lindurve është ulur. Kulminacioni ndodhi në vitin pandemik 2020, kur janë regjistruar 25.755 të vdekur kundrejt 19.031 lindjeve, me cka për 6.724 është më I madh numri të vdekurve se sa I lindjeve.

Sipas portalit “Pari”, rritja negative natyrore për herë të parë është shënuar në vitin 2019 kur ka pasur 19.845 lindje dhe 20.446 vdekje.

Të dhënat statistikore tregojnë se shkalla e fertilitetit në vitin 2020 ka qenë 1.31 lindje në një grua. Do të thotë se tashmë rrallë kush vendos për lindjen e fëmijës së dytë, për cka ekzistojnë gjasat për vazhdimin e trendit negativ demografik, nëse merret parasysh se martesat tashmë bëhen kur çiftet janë më të moshuar.

Njëkohësisht, sic njofton KlanM, Enti Shtetëror për Statistika ka regjistruar ulje të dukshme të shkallës së martesave. Nëse në vitin 2008 ka pasur 7.2 martesa në 1.000 banorë, në vitin 2020 janë shënuar 5 martesa në 1.000 banorë.

Portali “Pari”, rikujton se me uljen e lindjeve, zvogëlohet fuqia punëtore që duhet të jetë bartëse e aktiviteteve ekonomike në një vend, por edhe alimentimi i sistemit tatimor, me këtë edhe të fondit pensional. Që e keqja të jetë më e madhe, situata vazhdon të komplikohet me largimin e të rinjve nga vendi.

Latest Posts

Atanasoski: Qëndrimi i VMRO-së kundër ndryshimeve kushtetuese, kundërshtim i politikës perëndimore të Maqedonisë së Veriut

Kundërshtimi i ndryshimeve kushtetuese, nga koalicioni VMRO-DPMNE – ‘Levica’, i dy partive parlamentare që kundërshtojnë përfshirjen e bullgarëve në Preambulë, si dispozitë e të...

Ky është Refki “Papiqulo”, pronari i BMW-së së famshme dhe me 225 gjoba në sirtar

Ky është personi më i famshëm aktualisht në Prishtinë, së fundmi i njohur me nofkën “Papi Chulo”, Refki Hajzeri. 34-vjeçari prej kohësh me veturën e...

Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...