Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ministrin malazez, Fatmir Gjeka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e priti ministrin e Malit të Zi për të Drejtat e Njeriut...

Norvegjia arreston një hulumtues universitar nën dyshimet e spiunimit për Rusinë

Shërbimi norvegjez kundër spiunimit ka arrestuar një burrë që ka punuar në një projekt kërkimor universitar të Norvegjisë, nën dyshimet se është spiun rus.

 

Burri është arrestuar në qytetin Tromsoe më 24 tetor, ka thënë transmetuesi publik NRK, duke cituar Policinë norvegjeze.

 

Burri ka arritur në Novegji më 2021, duke u prezantuar si shtetas i Brazilit, mirëpo shërbimet norvegjeze të sigurisë besojnë se ai është rus.

 

Ky burrë, që nuk është identifikuar, përbën “kërcënim për interesat thelbësore” të Norvegjisë, vend anëtar i NATO-s, andaj duhet të dëbohet, kanë thënë autoritetet.

 

Shërbimet e sigurisë janë të shqetësuara “se ai mund të ketë siguruar informacione për politikat e Norvegjisë në rajonin verior, dhe Norvegjia nuk dëshiron që ky informacion të jetë në duart e rusëve”.

 

Avokati i të arrestuarit, ka thënë se klienti i tij mohon çdo keqbërje.

 

Ai do të qëndrojë në paraburgim për katër javë.

 

Tromsoe gjendet në veri të Norvegjisë dhe është qindra kilometra larg kufirit me Rusinë.

 

Sipas autoriteteve të sigurisë, ky burrë ka tentuar të paraqesë veten në Norvegji sipas një identiteti të rremë.

 

Ai ka marrë pjesë në studimet për luftë hibride.

 

Unversiteti Arctis i Norvegjisë ka thënë përmes një deklarate se personi i arrestuar ka qenë “ligjërues mysafir” në këtë institucion.

 

Norvegjia së fundi ka akuzuar një shtetas rus se ka nisur dron mbi territorin norvegjez si dhe ka ndaluar disa rusë, nën akuzat se kanë fotografuar ilegalisht disa zona të ndjeshme.

Latest Posts

“Opozita rrezikon të humbasë Bashkinë e Tiranës”/ Korreshi tregon arsyen, ja pse po i largohen kandidatët Alibeajt

Demokratët në zgjedhjet vendore të 14 majit do të jenë të ndarë në dy grupe, ku në një pjesë të bashkive do u kërkohet...

Kryetari Ahmeti takohet me Bruno Ceka: Mërgata është pjesë e pandarë e sukseseve dhe sfidave tona

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadorin e kombit, Bruno Ceka. Ahmeti, përmes një statusi në rrjetin social...

Vlora dhe Kaltrina Neziri shfaqen sukseshëm në “Javen e Modës në Paris”

Dizenjatoret Vlora dhe Kaltrina Neziri, kanë shënuar një tjetër sukses në fushën e modës, duke u prezantuar denjësisht në një nga eventet më të...