Ursula von der Leyen nesër në Shkup, do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit

MPB njofton se datat 26 dhe 27 tetor 2022 (e mërkurë dhe e enjte), kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të arrijë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Për këto arsye, SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.

MPB apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë.