Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ministrin malazez, Fatmir Gjeka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e priti ministrin e Malit të Zi për të Drejtat e Njeriut...

Maqedonia e Veriut nuk ka në plan rikthimin e shërbimit ushtarak

Edhe pse vendet e rajonit po planifikojnë rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, Maqedonia e Veriut nuk e ka në plan të ndërmerr ndonjë vendim të tillë. Nga Ministria e Mbrojtjes thonë se për momentin as në ministri e as në shtabin e përgjithshëm të Ushtrisë nuk ka filluar ndonjë proces.

“Numri dhe struktura e personelit të Ushtrisë janë krijuar për të përmbushur objektivat e NATO-s për aftësi si dhe për ndërveprim me forcat e NATO-së. Sipas rishikimit strategjik të mbrojtjes, struktura aktuale është parashikuar të jetë 6800 pjesëtarë, me plotësime prej 96 për qind. Ndërsa në përputhje me futjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e strukturës, do të plotësoheshin të gjitha kërkesat, standardet dhe ndërveprimi me NATO-n”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se duhet të bëhet profesionalizimi i ushtrisë ndërsa sistemi i tillë i rekrutimit nënkupton kthim mbrapa për disa hapa.

“Establishmenti politik, komandanti i përgjithshëm dha deklaratë të prerë se është braktisur ekipi i rekrutimit në vitin 2006 dhe as tani e as në të ardhmen nuk do të shihet opsioni i tillë për kthim të shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Qëndrimi i tillë i vendimmarrësve në mbrojtje është i arsyeshëm dhe është mbi baza të detyrimeve të ndërmarra nga ana e vendit tonë, për përgatitjen për gatishmëri luftarake dhe mirëmbajtjen e saj si vend anëtar i NATO-së”, deklaroi Marjan Gjurovski, profesor.

Profesori i sigurisë Gjurovski thekson se shërbimi ushtarak i detyrueshëm, në krizën ekonomike që ndodhemi, do ta ngarkonte në mënyrë shtesë buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ushtria dhe sektori i mbrojtjes nuk është qendër arsimore që të përmirësojë lëshimet nga arsimi fillor, i mesëm apo lëshimi që të rinjtë dhe prindërit e tyre kanë bërë gjatë zhvillimit të personit, shteti nuk mund ta bëjë sepse nuk është reformator arsimor apo sistem ku do të kthehet kultura shtëpiake, arsimimi. Kjo absolutisht më së paku do të reflektohej në gatishmërinë e saj ushtarake”, tha Marjan Gjurovski, profesor.
Debati për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në shumë vende të rajonit u aktualizua sidomos pas luftës në Ukrainë, me qëllim të forcimit të kapaciteteve të Ushtrisë.

Latest Posts

“Opozita rrezikon të humbasë Bashkinë e Tiranës”/ Korreshi tregon arsyen, ja pse po i largohen kandidatët Alibeajt

Demokratët në zgjedhjet vendore të 14 majit do të jenë të ndarë në dy grupe, ku në një pjesë të bashkive do u kërkohet...

Kryetari Ahmeti takohet me Bruno Ceka: Mërgata është pjesë e pandarë e sukseseve dhe sfidave tona

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadorin e kombit, Bruno Ceka. Ahmeti, përmes një statusi në rrjetin social...

Vlora dhe Kaltrina Neziri shfaqen sukseshëm në “Javen e Modës në Paris”

Dizenjatoret Vlora dhe Kaltrina Neziri, kanë shënuar një tjetër sukses në fushën e modës, duke u prezantuar denjësisht në një nga eventet më të...