Deri të mërkurën e hapur mundësia për subvencionimin e pastrimit të oxhaqeve në Shkup

Qytetarët e Shkupit do të mund të aplikojnë deri të mërkurën për të marrë mbështetje financiare deri 1 200 denarë për pastrimin e oxhaqeve...

Saliu: Koha që partitë shqiptare të harmonizojnë qëndrimet për heqjen e 20%

Duke folur rreth heqjes së termit “20%”, profesori universitarë, Argëtim Saliu në një prononcim për indeks.mk ka thënë se partitë politike shqiptare duhet të jenë të bashkuara, të unifikuara rreth këtij qëllimi dhe nuk duhet të kenë dallime.

“Establishmenti, krerët e partive politike shqiptare duhet të krijojnë një qëndrim të harmonizuar që të vijë deri tek ndryshimi i Kushtetutës. Taksativisht, nenit 7-të ku përmendet se gjuha zyrtare është gjuha e atyre që janë mbi 20%”, tha fillimisht Saliu.

Shtoi se në asnjë shtet në asnjë Kushtetutë nuk i vlerëson qytetarët e shtetit në mënyrë sasiore siç është tek ne.

“Bazuar në praktikat e kushtetutave të ndryshme nga rajoni dhe nga arenat ndërkombëtare, ne në asnjë kushtetutë nuk hasim që kushtetuta në mënyrë taksative tregon apo i vlereson qytetarët e shtetit në mënyrë sasiore, siç është në vendin tonë, ku ne karakterizohemi si 20 përqindsh”.

Në një shkrim të mëhershëm, profesor Saliu kishte potencuar se Kushtetuta e një shteti normal, demokratik duhet vazhdimisht t’i plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve të saj, në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare si dhe vet të zhvillohet vazhdimisht.

E si shembull pozitiv, Saliu ka marrë Kushtetutën e Kosovës në të cilën, gjuha Serbe njihet si gjuhë zyrtare.

“Nga pratika mund të merret si model neni 5 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku në mënyrë taksative theksohet se gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë zyrtarë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Saliu.

Ndryshe, javë më parë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti takoi kreun e PDSH-së për të diskutuar rreth heqjes së termit 20% dhe për të njëjtën çështje është deklaruar edhe Aleanca për Shqiptarët.

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi tha dje se përveç termit “20%” nuk diskutohet fare heqja e “Badenterit” dhe “Balancerit”.

Latest Posts

Kremlini mbron aleancën e sigurisë të udhëhequr nga Rusia

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të dielën se përpjekjet për të shkatërruar një aleancë sigurie të udhëhequr nga Rusia kanë ekzistuar gjithmonë dhe...

Edi Rama: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë më mirë se kurdoherë

Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë së cilës u dhanë porosi të qarta mbi bashkëpunimin...

Deri të mërkurën e hapur mundësia për subvencionimin e pastrimit të oxhaqeve në Shkup

Qytetarët e Shkupit do të mund të aplikojnë deri të mërkurën për të marrë mbështetje financiare deri 1 200 denarë për pastrimin e oxhaqeve...