BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Shefi i OKB-së: Nëse klima nuk bëhet prioritet do të përballemi me katastrofë

Shtetet duhet t’i bëjnë prioritet ndryshimet klimatike, ose në të kundërtën bota do të përballet me katastrofë, ka thënë shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

 

Ai i ka bërë këto deklarata për transmetuesin britanik BBC, para mbajtjes së një konference madhore për klimën, COP27, që këtë vit mbahet në Egjipt.

 

“Ka pasur tendencë për të lënë anash çështjet e lidhura me klimën”, ka thënë ai.

 

“Nëse nuk do të arrijmë të kthejmë mbrapsht këtë trend, atëherë jemi të humbur”.

 

Konferenca, e njohur si COP27, do të bëjë bashkë shtetet për të diskutuar si të luftohen ndryshimet klimatike.

 

Guterres ka thënë se problemet aktuale në botë, sikurse inflacioni, lufta e Rusisë në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë dhe ushqimit, janë duke dekoncentruar qeveritë.

 

“Kthejini ndryshimet klimatike në qendër të debatit ndërkombëtar”, ka bërë thirrje ai.

 

Shefi i OKB-ë ka insistuar që liderët nuk duhet të heqin dorë nga synimet kyçe, përfshirë mbajtjen e temperaturës së Tokës në 1.5 gradë Celsius, në mënyrë që të shmangen efektet e ndryshimeve klimatike.

 

Ai ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara dhe Kina të punojnë së bashku në konferencë, pasi, siç ka thënë ai, bota varet nga udhëheqësia e tyre.

 

Guterres ka insistuar që qeveritë të ndajnë 100 miliardë dollarë për vendet në zhvillim, të cilat përballen me pasojat më të rënda të ndryshimeve klimatike.

 

Konferenca COP27 këtë vit mbahet në Egjipt dhe nis punimet më 6-18 nëntor.

 

Kjo konferencë është mbajtur vitin e kaluar në Glasgou.

 

Negociatat e këtij viti do të kenë në fokus përparimin e bërë nga viti i kaluar dhe nëse janë përmbushur premtimet e bëra.

Latest Posts

“Bashkë Fitojmë” zyrtarizon kandidatët për këshillat bashkiakë, Ilir Alimehmeti kryeson Tiranën

Kryesia e drejtuar nga Sali Berisha miratoi kandidatët për keshillat bashkiakë, pasi kandidatët për kryetar bashkie janë zgjedhur nga procesi i primareve në fillim...

Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë,...

Uniformat e policisë në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, hyn në fuqi ligji

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit...