Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ministrin malazez, Fatmir Gjeka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e priti ministrin e Malit të Zi për të Drejtat e Njeriut...

Sot dalin para gjykatës të akuzuarit për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt sot pritet të paraqiten dy të akuzuarit për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Duke filluar nga ora 10:00, në këtë gjykatë do të zhvillohet seanca e radhës ndaj të akuzuarve për dhunimin dhe vrasjen e 18 vjeçares.

“Mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares nga Ferizaji Marigona Osmani. (Gjykata Themelore, Ferizaj, ora 10:00)”,thuhet në njoftim.

Ndryshe vrasja e Marigona Osmanit, ishte cilësuar si një nga vrasjet më të rënda të ndodhura në Kosovën e pasluftës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 22 gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmanin.

Me çka në bashkëkryerje, akuzohet se kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1,3, 1,4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurin Krivaqa, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Ndërsa, thuhet se i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaqa, në kryerjen e veprës penale të dhunimit.

Me çka, akuzohet se kreu veprën penale “Ndihmë në kryerjen e dhunimit” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të KPRK-së.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Latest Posts

“Opozita rrezikon të humbasë Bashkinë e Tiranës”/ Korreshi tregon arsyen, ja pse po i largohen kandidatët Alibeajt

Demokratët në zgjedhjet vendore të 14 majit do të jenë të ndarë në dy grupe, ku në një pjesë të bashkive do u kërkohet...

Kryetari Ahmeti takohet me Bruno Ceka: Mërgata është pjesë e pandarë e sukseseve dhe sfidave tona

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadorin e kombit, Bruno Ceka. Ahmeti, përmes një statusi në rrjetin social...

Vlora dhe Kaltrina Neziri shfaqen sukseshëm në “Javen e Modës në Paris”

Dizenjatoret Vlora dhe Kaltrina Neziri, kanë shënuar një tjetër sukses në fushën e modës, duke u prezantuar denjësisht në një nga eventet më të...