Saraçini: Përveç ndryshimeve kushtetuese, nevojitet edhe luftë më efikase kundër korrupsionit

Koalicioni qeveritar ndodhet para dy sfidave, të pengojë zgjerimin e ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut dhe të bindë opozitën për të votuar ndryshimet...

Osmani për targat: Jemi në luftë me bandat, presim përkrahje nga SHBA dhe BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka folur edhe një herë për çështjen e targave.

Osmani ka thënë se një shumicë e madhe e serbëve i kanë konvertuar targat e tyre në RKS dhe i kanë hequr ato të kohës së Millosheviqit, ndërkohë ka thënë se një pakicë e serbëve që janë nën presion të madh nga Beogradi s’po e bëjnë një gjë të tillë.

Ngjarjet e fundit në veri ku janë djegur dy vetura që i kanë konvertuar targat, Osmani thotë se janë treguese që kjo çështje është çështje e sundimit të ligjit.

“Ka një kohë të gjatë që qytetarëve serb që po e zbatojnë ligjin dhe po i konvertojnë targat dhe që po i largojnë ato të kohës së Milloshviqit, po ju digjen makinat. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë. Gjithë këto veprime të strukturave ilegale që janë në listë të zezë të SHBA-së dëshmojnë që kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se vendimi për targat s’është kundër serbëve, derisa shton se lufta e Kosovës është luftë kundër bandave dhe luftë për sundim të ligjit.

Shefja e shtetit të Kosovës ka thënë se në këtë luftë presin përkrahje të SHBA-së dhe BE-së.

“Raporti për sundim të ligjit tregon që veprimet tona janë të drejta, assesi s’janë kundër serbëve. Por edhe fakti që 90% e serbëve i përdorin targat është dëshmi që ky veprim s’është kundër tyre.

Lufta jonë është luftë kundër bandave. Në luftën tonë kundër bandave dhe për sundim të ligjit, presim përkrahjen e aleatëve edhe në Bashkim Evropian edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Osmani./Express/

Latest Posts

Pritja për presidentin austriak, Grubi: Përkrahja në procesin e integrimit europian ka qenë gjithnjë e fuqishme

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, shoqëruar nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski si dhe ministra të tjerë kanë pritur në takim presidentin austriak Alexander...

Kërcet arma në Kavajë/ Humbin jetën dy persona (EMRAT)

Dy persona kanë humbur jetën në Kavajë pas përplasjes me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali.   Edmond Gosa nga Kavaja ka qëlluar me armë...

Parandalohet sulmi terrorist në Greqi/ Policia arreston dy pakistanezë

Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Greqinë.   Policia e antiterrorit ka vënë në pranga dy shtetas pakistanezë, të cilët janë vënë nën...