Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Osmani-Sarrazin: Procesi i Berlinit vazhdon të jetë i rëndësishëm për proceset e reformave në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Manuel Sarrazin, Përfaqësues Special i Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

Në takim, theksojnë nga MPJ, Osmani shprehu kënaqësinë e madhe për rezultatin pozitiv të takimit ministror në kuadër të Procesit të Berlinit të mbajtur javën e kaluar, për Deklaratën e miratuar për zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal si dhe për nënshkrimin e paralajmëruar të Marrëveshjeve për njohjen e kualifikimeve/diplomave akademike, kualifikimeve profesionale dhe udhëtimeve me letërnjoftime në rajon, i cili pritet të nënshkruhet në Samitin, i cili do të mbahet më 3 nëntor, në Berlin.

“Procesi i Berlinit padyshim që vazhdon të jetë shtytës i rëndësishëm i proceseve reformuese në rajonin tonë”, theksoi Osmani.

Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për dinamikën intensive të dialogut politik ndërmjet dy shteteve, që nënkupton ndërtimin e marrëdhënieve të fuqishme dhe të qëndrueshme me Gjermaninë.

“Fakti se Gjermania është partneri ynë më i madh politik dhe ekonomik është vetëm edhe një konfirmim i përkushtimit dhe interesimit për të qenë të pranishëm në rajon”, theksoi Osmani.

Të dy bashkëbiseduesit e theksuan rolin e rëndësishëm të NATO-s në ruajtjen e sigurisë evropiane dhe botërore në kontekstin gjeopolitik jostabil, si dhe rolin e rëndësishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si vend kryesues i OSBE-së në vitin 2023.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...