Eskobar: Qeveria e Maqedonisë së Veriut është një partner i mirë në zbatimin e agjendës së integrimit evropian të vendit

Maqedonia e Veriut ka bërë të gjitha reformat e nevojshme për të hapur derën e parë të BE-së, nd;rsa Qeveria ka kapacitete të bëjë...

Vuçiç habit me deklaratën e tij: Jam pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovës ku çuditërish u shpreh pro.

Sipas Tanjug, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, të kërkuar nga Losta Serbe, Vuçiç komentoi fjalën e presidentes së BE, Ursula von der Leyen e cila vlerësoi Kosovën për punën e saj.

Presidenti tha sot, duke komentuar faktin se Leyen, vlerësoi Prishtinën për punën e saj të palodhur dhe përkushtimin ndaj reformave evropiane, se ai nuk ka asgjë kundër Prishtina që të ketë një regjim pa viza.

“Sa i përket lavdërimit të Prishtinës, nuk kam asgjë kundër dhe jam shumë pro që t’u jepet një regjim pa viza dhe do ta mbështes gjithmonë dhe në çdo moment, siç kam bërë gjithmonë, për shumë arsye, e bëj. nuk dua të shpjegoj”, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me lavdërimet e von der Leyen.

Komisioni Evropian ka nisur dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën në vitin 2012, ndërsa në korrik të vitit 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.  Në qershor të vitit 2016, Komisioni Evropian vlerësoi se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo pati vënë kusht për finalizim të procesit që të arrihej marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe që të kishte rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Latest Posts

BE i bën presion Serbisë për sanksionet kundër Rusisë

Presioni i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë është duke u rritur, për shkak të refuzimit të Beogradit për t’i mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, thonë diplomatë evropianë. Nga...

Macron: Perëndimi duhet të shqyrtojë kërkesat e Rusisë për sigurinë, nëse Moska pranon të negociojë

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Perëndimi duhet të shqyrtojë nevojën e Rusisë për garanci sigurie nëse Presidenti Vladimir Putin pranon të ulet në...