Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ministrin malazez, Fatmir Gjeka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e priti ministrin e Malit të Zi për të Drejtat e Njeriut...

Grubi: Sigurohet rrymë më e lirë për shkollat, ndërmarrjet tregtare dhe ndërmarrjet publike

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka miratuar një sërë vendimesh me të cilët synohet dalja në ndihmë për institucionet dhe qytetarët dhe lehtësimi i gjendjes me krizën aktuale enegjetike.

Një sqarim më të detajuar lidhur me vendimet e reja, ka bërë zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në rrjetin social Facebook.

“Për të mundësur furnizimin e pandërprerë me energji elektrike në kohë të krizës globale energjetike dhe për të zbutur efektin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në bursat botërore, në seancën e sotme të Qeverisë miratuam këto vendime që u mundësojnë këtyre subjekteve furnizimin me energji elektrike nga SHA EMV deri më datë 30 Prill 2023 ose deri në përfundimin e gjendjes së shpallur të krizës:

shkollat fillore dhe të mesme me çmim prej 95 euro për megavat/orë;

shoqatat tregtare që merren me prodhimin dhe konzervimin e mishit të kafshëve dhe shpezëve, përpunimin e qumështit dhe prodhimin e produkteve qumështore me çmim prej 80 eurove për megavat/orë;

ndërmarrjet publike për furnizim me ujë dhe pastrim të ujërave të zeza të cilat shfrytëzojnë stacione me pompa dhe stacione filtruese me çmim prej 95 euro për megavat/orë.

Gjithashtu, për të parandaluar manipulimet e mundshme, miratuam vendim me të cilin ju ndalohet komunave dhe Qytetit të Shkupit të themelojnë ndërmarrje publike dhe shoqata tregtare për veprimtaritë e ndriçimit publik.

#kujdesemi 

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/668790807943774

Latest Posts

“Opozita rrezikon të humbasë Bashkinë e Tiranës”/ Korreshi tregon arsyen, ja pse po i largohen kandidatët Alibeajt

Demokratët në zgjedhjet vendore të 14 majit do të jenë të ndarë në dy grupe, ku në një pjesë të bashkive do u kërkohet...

Kryetari Ahmeti takohet me Bruno Ceka: Mërgata është pjesë e pandarë e sukseseve dhe sfidave tona

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadorin e kombit, Bruno Ceka. Ahmeti, përmes një statusi në rrjetin social...

Vlora dhe Kaltrina Neziri shfaqen sukseshëm në “Javen e Modës në Paris”

Dizenjatoret Vlora dhe Kaltrina Neziri, kanë shënuar një tjetër sukses në fushën e modës, duke u prezantuar denjësisht në një nga eventet më të...