Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ministrin malazez, Fatmir Gjeka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e priti ministrin e Malit të Zi për të Drejtat e Njeriut...

Gazetarja Shqiptare Arta Tahiri e ulur këmbëkryq në Vjenë

Gazetarja shqiptare Arta Latifi Tahiri e njohur si Shotë Galica e gazetarisë shqiptare, nuk len pa e përkujtuar traditën shqiptare dhe familjare. Në rrjetet sociale sot ka qarkulluar një foto e saj në mes të Vjenës e ulur këmbëkryq, si një burrëreshë shqiptare.

Gazetarja në fjalë, e cila rrjedh nga një familje e njohur, edhe vet ajo është bërë e famshme për nga guximi i saj. Para disa viteve ajo kishte marrë epitetin si Shotë Galica,
pasiqë ajo kishte dëbuar një bashkëbisedues nacionalist maqedonas nga emisioni televiziv, i cili kishte refuzuar të njihte gjuhën shqipe si zyrtare dhe kishte refuzuar të dëgjonte të folurën shqip të Artës në emisionin “Rruga Drejtë” vite më parë. Pa e zgjatur më shumë gazetarja shqiptare ia kishte treguar derën që të del jashtë analistit anti-shqiptar, të cilit i pengonte gjuha shqipe.

A ka dhënë ndonjë mesazh me këtë të ulur këmbëkryq Arta duke përkujtuar stilin e saj në gazetari, edhepse tani ka braktisur emisionin dhe është redaktore e lajmeve?! Apo vetëm ka përshëndetur me ndonjë porosi miqtë dhe familjen e saj të ngushtë kumanovare me këtë stil të burrave të vjetër shqiptar, meqë familja e saj Latifi ka ngritur kohët e fundit një kullë shqiptare me gurë në Malësi të Karadakut, ku odat janë ndërtuar për qëndrim këmbëkryq dhe me elemente të historisë dhe traditës së vjetër shqiptare?! Arta Tahiri është motra e profesorit të njohur shqiptar Dr. Veton Latifit, i cili poashtu ditë më parë ishte parë i fotografuar i ulur këmbëkryq?!

Latest Posts

“Opozita rrezikon të humbasë Bashkinë e Tiranës”/ Korreshi tregon arsyen, ja pse po i largohen kandidatët Alibeajt

Demokratët në zgjedhjet vendore të 14 majit do të jenë të ndarë në dy grupe, ku në një pjesë të bashkive do u kërkohet...

Kryetari Ahmeti takohet me Bruno Ceka: Mërgata është pjesë e pandarë e sukseseve dhe sfidave tona

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadorin e kombit, Bruno Ceka. Ahmeti, përmes një statusi në rrjetin social...

Vlora dhe Kaltrina Neziri shfaqen sukseshëm në “Javen e Modës në Paris”

Dizenjatoret Vlora dhe Kaltrina Neziri, kanë shënuar një tjetër sukses në fushën e modës, duke u prezantuar denjësisht në një nga eventet më të...