Messi dhe Ronaldo përfshihen në top 10-shen e yjeve më të mëdhenj të sportit të të gjitha kohërave, lista bëhet virale

Lista e sportistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave po bëhet virale dhe çuditërisht dominojnë yjet e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Messi...

TË FUNDIT

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë të klasës së parë në Cashkë të Velesit. Ata tashmë po ndjekin mësimin. Ndërkohë, po shqyrtohet mundësia që nxënësit...

Izraeli kërkon nga banorët e Khan Younis të braktisin shtëpitë e tyre përpara sulmit ndaj Hamasit

Izraeli ka paralajmëruar civilët në qytetin Khan Younis të Gazës që të evakuojnë shtëpitë e tyre ndërsa vazhdon ofensivën e tij ushtarake kundër Hamasit. Në...

Projekti Ellman i Google, do të ketë aftësi për të treguar historinë tuaj të jetës nga të dhënat e telefonit

Google po punon për një teknologji të re të inteligjencës artificiale që synon të krijojë një narrativë gjithëpërfshirëse dhe të personalizuar të jetës së...

Ngjarje historike për shqiptarët – Edit Shkreli gjyqtarja e parë shqiptare në gjykatën amerikane

Edit Shkreli, një avokate me origjinë shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të premten u betua si gjyqtare në Gjykatën Supreme...

Pas disa orësh fillon qortimi për targat, MPB: Është shtuar interesimi në veri të Kosovës

Kanë mbetur më pak se 10 orë deri në hyrjen në fuqi të masave të reja të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale në ato RKS. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë se “javën e fundit është rritur interesimi i qytetarëve për të konvertuar targat”, derisa treguan numrin e veturave që janë konvertuar.

Në pesë ditët e fundit janë regjistruar 11 vetura, ndërsa numri total është 23. Kështu thanë për Gazetën Express nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Nora Fetoshi, ka thënë se javën e fundit është rritur interesimi i qytetarëve për të konvertuar targat.

“Ka vazhduar regjistrimi i veturave me targa RKS dhe në pesë ditët e fundit 11 vetura janë regjistruar. Gjithsej janë 23 vetura të regjistruara në regjione të ndryshme, të cilat kanë konvertuar targat ilegale në targa të Republikës së Kosovës. Javën e fundit është rritur interesimi i qytetarëve për të konvertuar targat duke i’u përgjigjur pozitivisht fushatës informuese”, tha Fetoshi për Express.

Për t’u regjistruar veturat, në dispozicion, sipas MPB-së, janë 34 qendra komunale të Regjistrimit të Automjeteve. Kjo ministri ka ftuar pronarët e veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që të vazhdojnë t’i regjistrojnë veturat e tyre.

“Të gjitha 34 qendrat komunale të Regjistrimit të Automjeteve janë në dispozicion për zhvillim të këtij procesi andaj ftojmë qytetarët, pronarë të veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që të vazhdojnë t’i regjistrojnë veturat e tyre, me mundësi të përfitimit nga lehtësirat për regjistrim të mjeteve nga targa ilegale në targa RKS deri me datë 31 mars 2023 duke përfshirë: taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit, në cilëndo qendër të regjistrimit. I sigurojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se ky proces ka për synim ligjshmërinë  dhe rritjen e sigurisë në trafik, dhe nuk është i drejtuar ndaj asnjë etnie të caktuar”, thuhet në përgjigjen e Fetoshit.

Me vendimin e ri të Qeverisë, nga 1 nëntori i këtij viti, të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale, do të shqiptohet masa e qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.

Ndërkaq, nga 21 nëntori deri më 21 janar të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale do të gjobiten më 150 euro.

“Nga data 21 Nëntor deri me datë 21 Janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” “DA” apo “ĐA”, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi, në lartësi prej 150 euro”, thuhet në vendimin e fundit të lëshuar nga MPB.

Ndaj vendimit të Qeverisë për targat sot ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“Ata kanë targa të lëshuara nga Republika e Serbisë, nuk duan targa të tjera dhe prandaj Kurti, por edhe ata që mbështesin të ashtuquajturën Kosovë të pavarur, duhet ta kuptojnë se serbët në Kosovë ndihen si qytetarë të Republikës së Serbisë. Qëllimi i vërtetë i Albin Kurtit është dëbimi i popullit tonë”, theksoi më tej ai.

Për këtë vendim, reagim erdhi edhe nga SHBA-të e BE-ja.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se SHBA-ja është e zhgënjyer dhe  shqetësuar që Qeveria e Kosovës refuzoi kërkesat dhe rekomandimet ndërkombëtare.

Ndërsa nga BE kanë thënë që është “zhgënjyese të shohësh se nuk është ndjekur këshilla e vazhdueshme e partnerëve”.

“Ndërsa vendimi është një hap në drejtimin e duhur, ai nuk është në përputhje me Marrëveshjet e Dialogut, të cilat janë të detyrueshme për të dyja palët. Marrëveshja përkatëse e vitit 2016 parashikonte një proces të renditur dhe të përcaktuar qartë me një afat kohor 12-mujor për procesin e largimit, i cili nuk është ndjekur. Kosova duhet të lejojë një periudhë më të gjatë tranzicioni. Kjo ka qenë këshilla e vazhdueshme e partnerëve më të afërt të Kosovës, përfshirë BE-në dhe SHBA-në. Është zhgënjyese të shohësh se nuk është ndjekur”, thuhet në komunikatën e BE-së.

Ndaj vendimit të Qeverisë kanë reaguar edhe nga partitë opozitare.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se “Kosova nuk është e Albin Kurtit”.

“Kosova nuk është e Albin Kurtit. Kosova është mëmëdheu ynë. Shtëpija jonë e përbashkët. Qeveritë shkojnë e vijnë, e Kosova është e përjetshme. Opozita e mëherëshme, padurimin ndaj udhëheqësve të kohës e ka shndërru në mohim ndaj Kosovës dhe gjithçkaje. Nuk guxojmë të biejm në atë grackë”, ka shkruar Çitaku dje.

“Tejet brengosës” e ka quajtur kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vendimin e Qeverisë për targat.

“Është tejet brengosës fakti që Qeveria e ShBA-ve shprehet e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga veprimet e Qeverisë së Kosovës. E drejta e zbatimit të ligjit në gjithë territorin e vendit, e ritheksuar në këto rekomandime ndërkombëtare, duhet të vlerësohet si garancë për vendin tonë. Kosova ka çdo të drejtë në vendosjen e ligjshmërisë; siç dhe e ka domosdoshmëri koordinimin me aleatë në ndjekjen e synimeve strategjike”, ka thënë Abdixhiku.

Ndërkaq, Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, për kët vendim të Kurtit ka thënë se është shkurtpamës.

“Vendimi i fundit i Kryeministrit për targat, i paharmonizuar dhe i pakonsultuar me aleatët perëndimorë, posaçërisht me SHBA, është një vendim shkurtpamës e që mund të jetë edhe me pasoja për vendin”, ka shkruar Haradinaj.

Lista Serbe, dy ditë më parë, ka thënë se shqiptimi i gjobave për çështjen e targave ndaj qytetarëve serbë sipas planit të paraparë të zbatimit, do të jetë shkas për reagim dhe rezistencë të ashpër.

“Në emër të popullit serb nga kjo zonë, duam t’i themi qartë atij (Kurtit) se shqiptimi i masës së gjobave do të jetë shkas për reagim dhe rezistencë të ashpër të popullit serb, sepse jemi të vetëdijshëm për qëllimet e vërteta të pushtetarëve nga Prishtina”. /Gazeta Express/

 

Latest Posts

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë të klasës së parë në Cashkë të Velesit. Ata tashmë po ndjekin mësimin. Ndërkohë, po shqyrtohet mundësia që nxënësit...

Izraeli kërkon nga banorët e Khan Younis të braktisin shtëpitë e tyre përpara sulmit ndaj Hamasit

Izraeli ka paralajmëruar civilët në qytetin Khan Younis të Gazës që të evakuojnë shtëpitë e tyre ndërsa vazhdon ofensivën e tij ushtarake kundër Hamasit. Në...

Projekti Ellman i Google, do të ketë aftësi për të treguar historinë tuaj të jetës nga të dhënat e telefonit

Google po punon për një teknologji të re të inteligjencës artificiale që synon të krijojë një narrativë gjithëpërfshirëse dhe të personalizuar të jetës së...

Ngjarje historike për shqiptarët – Edit Shkreli gjyqtarja e parë shqiptare në gjykatën amerikane

Edit Shkreli, një avokate me origjinë shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të premten u betua si gjyqtare në Gjykatën Supreme...

Mos i humbisni

Shaqiri uron Xhaferin: U tha dhe po bëhet, Kryeministri shqiptar then tabunë e fundit ndër-etnike

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka uruar kryekuvendarin, Talat Xhaferi pas përzgjedhjes nga BDI  për Kryeministër shqiptar. Shaqiri shkruan se me këtë vendim,...

Ademi uron Xhaferin: Ali Ahmeti po thyen çdo barrierë politike për shqiptarët

Koordinatori i grupit parlamentar, Arbër Ademi nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, ka uruar Talat Xhaferin, për të cilin në mbledhjen e fundit të...

Xhaferi për kryeministër, Grubi: Vizioni i Ali Ahmetit për barazi në vend po rrumbullakësohet

Talat Xhaferi për kryeministër të parë shqiptarë. Ky ishte propozimi i Ali Ahmetit që gjeti mbështetjen e të gjithë kryesisë qendrore të BDI-së në...

Talat Xhaferi – Kryeministri i parë shqiptarë, uron Kyuchyuk : Politikan i dëshmuar dhe shembullor!

Euro-deputeti bullgar, Ilhan Kyqyk ka uruar kryeparlamentarin Talat Xhaferi, pas përzgjedhjes së tij nga BDI si Kryeministër i parë shqiptarë në Qeverinë Teknike. Kyqyk në...