Filloi të funksionojë Mekanizmi për rezistencë qytetare (MRQ) të BE-së, mbështetje direkte për iniciativat e shoqërisë civile në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Siç informojnë nga projekti, kjo thirrje për propozime është financuar nga Bashkimi Evropian me vlerë të përgjithshme të disponueshme prej 900,000 euro.
“Për herë të parë në vend, Bashkimi Evropian siguron mekanizëm për financim për mbështetje të drejtpërdrejtë të organizatave civile me qëllim që t’u mundësohet në mënyrë efikase të përballen me prioritetet kryesore në bashkësitë e tyre lokale dhe të kontribuojnë për reformat në sektorët kyç në vend. Mekanizmi qytetar për rezistencë i BE-së do t’i mbështesë organizatat lokale për t’i zbatuar aktivitete për përgjigje në kohë të nevojave të bashkëqytetarëve të tyre dhe forcimin e rezistencës së qytetarëve gjatë ndryshimeve të shpeshta sociale. Shoqëria civile ka rol udhëheqës për zhvillimin e bashkësisë dhe në atë drejtim BE-ja do t’i mbështesë në përpjekjet e tyre”, theksohet në kumtesë.
Organizatat civile që i plotësojnë kriteret e konfirmuara në Udhëzimin për aplikantët e kësaj thirrje mund të dorëzojnë aplikacione onlajn në (http://www.eu4cr.mk) me afat përfundimtar për dorëzimin e propozimeve deri më 15 nëntor të vitit 2022, ora 17:00.
Për Mekanizmin për rezistencë qytetare (MRQ) të BE-së duke filluar nga 4 tetori i vitit 2022, janë organizuar 14 sesione informative në Manastir, Ohër, Gostivar, Kumanovë, Koçan, Strumicë, Kavadar, Veles, Prilep, Tetovë, Kërçovë, Kratovë, Dellçevë, Gjevgjeli, ndërsa sesioni i fundit do të mbahet sot pasdite në Shkup (15:30-18:00 në restorantin “Javna Soba”).
Mbështetje teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për organizatat civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga RMV Consulting International.