Grubi në Click plus: BDI nuk po mendon për zgjedhje të parakohshme, kemi shumë punë deri në 2024

Zëvendëskryeministri i Parë Artan Grubi, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, thotë se BDI nuk po mendon për zgjedhje të parakohshme.BDI nuk mendon për zgjedhje të parakohshme.

Tani nuk është koha për këtë. Na pret shumë punë. Duhet të votohen ndryshimet kushtetuese, procesi i skriningut me BE-në, ka projekte për t’u realizuar, Korridori 8, projekte të tjera infrastrukturore, pra do të ketë zgjedhje në vitin 2024 dhe pastaj do të fitojë përsëri BDI”, tha Grubi.