Drejtorët që nuk i kanë paguar faturat e energjisë do të japin llogari në qeveri

Shkup, 6 Dhjetor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski të hënën deklaroi se për disa nga institucionet që kanë borxhe të energjisë elektrike ka faktorë të...

Kryeministri Kurti lajmërohet nga Londra: Morëm përkrahje për anëtarësim në KE


Kurti nga Londra, jep detaje rreth takimeve që zhvilloi: Morëm përkrahje për anëtarësim në KE.

Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar nga Londra rreth takimeve që ka zhvilluar atje sot gjatë ditës.

Si fillim, Kurti njoftoi se ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, të cilin e ka uruar për detyrën si dhe ka diskutuar me të lidhur me marrëdhëniet dypalëshe Kosovë-Mbretëri e Bashkuar.

Tutje, tha se është takuar me deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, ku këta të fundit premtuan se do ta përkrahin Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshill Evropian.

“Në takimin me liderin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer dhe zëvendësen e tij, znj. Angela Rayner, biseduam për miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për vlerat e interesat tona të përbashkëta. Sir Keir Starmer ofroi përkrahje për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare”, deklaroi tutje Kryeministri në Facebook.

E krejt në fund, Kryeministri Kurti takoi edhe Sekretarin për Punë të Jashtme në hije të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, z. David Lammy, me të cilin diskutoi rreth partneritetit mes dy vendeve.

Njoftimi i plotë:

Në vizitën time në Londër, takova Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, të cilin e urova për detyrën e re. Biseduam për marrëdhëniet tona dypalëshe, si t’i forcojmë ato edhe më tej, si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal.

Në Parlamentin Britanik takova sot deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, All Party Parliamentary Group (APPG), Harriett Baldwin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Matthew Offord dhe Tony Lloyd. Deputetët premtuan përkrahje të plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare.

Në takimin me liderin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer dhe zëvendësen e tij, znj. Angela Rayner, biseduam për miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për vlerat e interesat tona të përbashkëta. Sir Keir Starmer ofroi përkrahje për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare.

Takova edhe Sekretarin për Punë të Jashtme në hije të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, z. David Lammy. Krahas rrethanave aktuale në politikën ndërkombëtare diskutuam edhe për partneritetin mes dy vendeve tona. Z. Lammy theksoi që përkrahja e Partisë Laburiste nuk ka munguar kurrë për Kosovën, sidomos që nga Kryeministri Tony Blair e deri më sot.

Latest Posts

50 vjetori i misionit të fundit me astronautë drejt Hënës, Apollo 17

Kapsula Orion e NASA-s po rrotullohet në orbitën e Hënës këtë javë, duke përgatitur kështu rikthimin e misioneve me ekuipazh në sipërfaqen e Hënës....

Portugalia “tenis” me Zvicrën/ Luzitanët mposhtën 6 me 1 helvetët

Portugalia luan pingpong me Zvicren duke fituar me rezultatin e thelle 6 me 1.Skuadra helvete zhvilloi nje ndeshje shume te dobet dhe pa...

Seanca e 106-të e Qeverisë, Grubi: Miratuam donacion për Ukrainën dhe përmirësojmë kushtet e punës për personat me aftësi të kufizuara

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mbajtur seancën e 106-të në të cilën janë miratuar disa vendime. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar opinionin...