I riu pranon se ka vjedhur autoambulancën

18-vjepari D.N. nga Koçani ka pranuar se ka vjedhur autoambulancën nga Emergjenca Mjekësore në Koçani, përcjell TV21. Siç informon MPB, autoambulanca është gjetur dje...

Lugina e Preshevës me mbi 120 mijë shqiptarë

Sot janë publikuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë ë Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar në këto tri Komuna kalon shifrën mbi 120 mijë.

Bujanoci numëron 54.498 banorë, Presheva ka 59.024 banorë, dhe Medvegja 8.459 banorë dhe Presheva 5899 banorë kjo sipas kryetarit të Bujanocit Nagip Arifi i cili ka postuar në rrjetin e social ‘’Facebook’’ duke bërë kështu publike rezultatet e regjistrimeve të qytetarëve.

‘’Të nderuar qytetarë të Bujanocit, Të dashur shqiptarë të Luginës dhe më gjerë, Ditën e djeshme, më 31 tetor 2022, ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Serbisë. Shqiptarët për herë të parë pas regjistrimit të vitit 2001 iu përgjigjen thirrjes për regjistrim. Nga rezultatet preliminare që kemi siguruar mëngjesin e sotëm, Bujanoci numëron 54.498 banorë dhe 13.000 amvisëri, Presheva ka 59.024 banorë dhe 11.654 amvisëri, dhe Medvegja 8.459 banorë dhe 5899 amvisëri’’, ka shkruar Arifi.
Në krahasim me regjistrimet e vitit 2001 rritje në numër banorësh ka pasur në Bujanoc ku numri i qytetarëve të regjistruar është rritur për 11.000 nëse e krahasojmë me atë të atij viti.
‘’Këto shifra tregojnë se komuna e Bujanocit është komunë në rritje, ku në krahasim me regjistrimin e fundit të rregullt në vitin 2001, ku komuna jonë ka pasur gjithsej 43.302, sot është rritur për më shumë se 11.000 banorë’’

Është e qartë tashmë se numri i shqiptarëve ka mbërritur në rreth 100.000 ani pse sipas regjistrimeve të bëra në vitin 2011 thuhej se ishin vetëm 5.800 shqiptarë në gjithë Serbinë.
‘’llogariteshin rreth 5.800 shqiptarë në gjithë Serbinë tanimë duket qartë se numri i shqiptarëve është rreth 100.000’’, shkruan Arifi
Ai falënderoj dhe njëherë shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Serbi Jan Braathu, që ishte garantuesi më i madh që ky proces të zhvillohet në frymën e standardeve europiane. Dhe të ketë një përgjigje pozitive nga ana e qytetarëve.

‘’Për gjithë këtë sukses, fillimisht duhet të falënderoj shefin e Misionit të OSBE-së në Serbi Jan Braathu, i cili ishte garantuesi më i madh që ky proces do të zhvillohet në frymën e standardeve europiane, i cili më pastaj më hapi rrugën që të marrë iniciativën për takime konsultative me përfaqësuesit e partive tjera politike shqiptare në Luginë për t’iu përgjigjur pozitivisht regjistrimit’’

Ndërkaq nuk harroi të shpreh falënderime dhe për qytetarët që nuk hezituan të regjistrohen si dhe grupet punuese që punuan në aspektin e regjistrimit./Gazeta Infokus/

Latest Posts

Përkujtohet gjeneral Shaban Shala, Ahmeti: Me një Akademi nuk përshkruhet një histori

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti më 2 Dhjetor ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore për nderë të gjeneralit Shaban Shala. Si...

I riu pranon se ka vjedhur autoambulancën

18-vjepari D.N. nga Koçani ka pranuar se ka vjedhur autoambulancën nga Emergjenca Mjekësore në Koçani, përcjell TV21. Siç informon MPB, autoambulanca është gjetur dje...

Kandidati i vetëm për Bashkinë e Elbasanit/ Boçi: Çdo votë e demokratëve vlen, procesi do jetë i lirë dhe pa shantazhe

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është kandidati i vetëm që votohet sot në primaret e PD-së për të qenë kandidat për kryebashkiak...