Eskobar: Qeveria e Maqedonisë së Veriut është një partner i mirë në zbatimin e agjendës së integrimit evropian të vendit

Maqedonia e Veriut ka bërë të gjitha reformat e nevojshme për të hapur derën e parë të BE-së, nd;rsa Qeveria ka kapacitete të bëjë...

Ahmeti kujton në 33 vjetorin e rënies heroike, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka kujtuar në 33 vjetorin e rënies heroike, veprimtarët e çështjes kombëtare Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun.

“Dy shokë që në rrugët e jetës i bashkoi ideali i lirisë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu me atdhedashurinë, guximin, vigjilencën e veprimit dhe flijimin për përjetësinë e Kosovës, do të bëhen rrezatim frymëzues për breza të tërë veprimtarësh në epopenë e qëndresës së saj heroike. Sot kur bëhen plot 33 vjet nga rënia e tyre, i kalitur me krenari në mendjet dhe zemrat tona qëndron kujtimi për personalitetin e tyre revolucionar dhe intelektual që e vendosën në shërbim të kauzës së drejtë të kombit. Qoftë i paharrueshëm kujtimi për Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun! Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!” – ka shkruar Ali Ahmeti në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Latest Posts

BE i bën presion Serbisë për sanksionet kundër Rusisë

Presioni i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë është duke u rritur, për shkak të refuzimit të Beogradit për t’i mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, thonë diplomatë evropianë. Nga...

Macron: Perëndimi duhet të shqyrtojë kërkesat e Rusisë për sigurinë, nëse Moska pranon të negociojë

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Perëndimi duhet të shqyrtojë nevojën e Rusisë për garanci sigurie nëse Presidenti Vladimir Putin pranon të ulet në...