BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Kryeministri Kurti u ka dërguar propozime Sholcit e Macronit për marrëveshjen me Serbinë, të enjtën flet personalisht me ta


Kurti u ka çuar propozime Sholcit e Macronit për marrëveshjen me Serbinë, të enjtën flet personalisht me ta.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se kryeministri Albin Kurti u ka dërguar propozime kancelarit gjerman Olaf Sholc dhe presidentit francez Emannuel Macron lidhur me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Bislimi ka thënë se dokumentin e ka parë edhe vetë ai.

“Besnik Bislimi: Natyrisht që është parë. Është parë nga një grup shumë i vogël i njerëzve. Në këtë fazë, unë nuk mund të flas për përshtypjet, vlerësimet tona apo propozimet tona, por mund të them që propozimet i kemi të shkruara dhe të dërguara te Scholz dhe Macron”, ka thënë Bislimi në një intervistë për REL.

Bislimi ka thënë se Kurti do të jetë në Berlin të enjten e ardhshme, ku sipas tij, do ta ketë rastin të flas me dy liderët e BE-së për propozimet e bëra.

“Ditën e enjte, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë në Berlin, ku do të nënshkruhen tri marrëveshje të rëndësishme në Procesin e Berlinit. Mendoj që aty do ta ketë mundësinë që pastaj në detaje ta informojë kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili pritet të jetë në Berlin, për atë se cili është qëndrimi i palës kosovare për këtë propozim”, ka thënë Bislimi.

Latest Posts

“Bashkë Fitojmë” zyrtarizon kandidatët për këshillat bashkiakë, Ilir Alimehmeti kryeson Tiranën

Kryesia e drejtuar nga Sali Berisha miratoi kandidatët për keshillat bashkiakë, pasi kandidatët për kryetar bashkie janë zgjedhur nga procesi i primareve në fillim...

Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë,...

Uniformat e policisë në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, hyn në fuqi ligji

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit...