Agim Ademi e konfirmon: Kosovë-Izraeli, me praninë e publikut

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e...

TË FUNDIT

Kaosi në Kuvend, Salianji: Rama i vuri flakën parlamentit, po funksionojnë në kushtet e një junte

Pasi buxheti u votua nen për nen në 8 minuta, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla mblli seancën plenare dhe tha se senca e radhës...

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

SHB “Shkupi” promovoi shtatë libra nga letërsia suedeze

Shtëpia Botuese “SHKUPI”, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “MIGJENI” nga Boras në Suedi  në kuadër të aktivitetit “DITËT E LETËRSISË SUEDEZE”, i cili realizohet çdo vit, kanë bërë promovimin e 7 librave nga autor suedez të përkthyer në gjuhën shqipe. Drejtori i Shtëpisë Botuese “Shkupi”, Azam Dauti tha se kjo miqësi e krijuar që nga viti 2017 do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai tha se këto libra kanë rëndësi të veçantë për ne.

AZAM DAUTI DREJTOR I SHTËPISË BOTUESE “SHKUPI”

“Ardhja e poeteshave dhe poetëve shqiptaro-suedez, këtyre aktiviteteve, promovimeve do t’ju japin frymë shqiptaro-suedeze. Kjo miqësi e krijuar që në vitin 2017 në mes të Shtëpisë Botuese “Shkupi”, qendrës kulturore “Migjeni”, këshillit për art dhe kulturë “kulturadet” në Stokholm të Suedisë e cila I ka mbështetur të gjitha projektet dhe natyrisht ambasadës së Suedisë në Shkup na e shton knaqësinë që pas fazës pandemike po vazhdojmë të frymojmë”.

Sokol Demaku, përkthyes i librave tha se nëpërmjet këtij aktiviteti promovojmë letërsinë suedeze dhe vlerat e një vendi që ka arritur me zhvillimin e demokracisë si dhe prezantojnë atë që poetët suedez e shfaqin në librat e tyre.

SOKOL DEMAKU PËRKTHYESI I LIBRAVE

“Sot unë do të flas për 7 tituj të librave të cilat në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese ‘Shkupi’ dhe me këshillin e kulturës të Suedisë kemi marrë qëndrim dhe kemi arritur t’i përkthejmë brenda këtyre 2 viteve gjatë pandemisë. Këto janë libra të cilët iu kushtohen kryesisht të rinjëve, libra të cilat prezentojnë jetën në Suedi dhe besoj që do të gjejnë përkrahje dhe lexim edhe tek lexuesit e rinj këtu në Maqedoninë e Veriut”.

Ambasadorja e Suedisë në Shkup, Ami Larsson Jain tha se e gëzon fakti që letërsia suedeze është e përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe mund të lexohet dhe të jetë e pranishme edhe në Maqdoninë e Veriut.

AMI LARSSON JAIN AMBASADORE E SUEDISË

“Këtë javë është pushimi i vjeshtës në Suedi, para shumë viteve ky pushim ka qenë I emëruar si pushimi i leximit, për t’i nxitur të rinjët që të lexojnë sa më shumë. Disa prej këtyre librave që janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe do të lexohen gjatë kësaj jave edhe nga fëmijët suedez dhe disa prej atyre fëmijëve janë edhe fëmijët e mi”.

Investime në projekte të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, deklaruan organizatorët.

Latest Posts

Kaosi në Kuvend, Salianji: Rama i vuri flakën parlamentit, po funksionojnë në kushtet e një junte

Pasi buxheti u votua nen për nen në 8 minuta, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla mblli seancën plenare dhe tha se senca e radhës...

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Mos i humbisni

Dosja e Prokurorisë: Liridona Ademaj u qëllua me armë nga afërsia

Detaje të reja po dalin rreth ngjarjes tragjike e cila ndodhi në orët e mbrëmjes së 29 nëntorit, datë kjo në të cilën u...

Në tubimin e partisë së Daçiqit në Bllacë këndohet “Vuçiq o p****”

Një video nga Bllaca ku Vuçiqi fyhet rëndë tronditi koalicionin dhjetëvjeçar PPS-PSS, socialistët kërkojnë falje për videon dhe thonë se janë partner besnik. A...

Spasovski: Vanja ka vdekur nga plaga me armë zjarri, janë gjetur dy armë në afërsi të Shkupit

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një deklaratë të mbajtur mbrëmë në lidhje me pyetjen nëse Vanja, vajza 14-vjeçare, ka qenë e...

Moti i acartë shkakton 3 viktima në Gjermani

Prej disa ditësh Gjermani është “pushtuar” nga moti i acartë, dhe për pasojë tre persona kanë humbur jetën.   Gjithashtu prej 3 ditësh është i...