Grubi priti në takim ministrin kazak, Kuantyrov: Vazhdon bashkëpunimi mes dy vendeve në gjitha sferat

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim z. Alibek Kuantyrov, ministër për Ekonomi nacionale i Republikës së Kazakistanit.

Raportet mes dy vendeve, bashkëpunimi në sferën e ekonomisë dhe energjetikës si dhe sfidat me të cilat përballet kontinenti i Europës, ishin pjesë e bisedës në takimin mes Grubit dhe Kuantyrov.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kazakistanit tashmë kanë konfirmuar interesin për zhvillimin e dialogut politik, ndërtimin e bashkëpunimit tregtar, ekonomiko-energjetik, si dhe kulturor në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë, është theksuar në këtë takim.