Saraçini: Përveç ndryshimeve kushtetuese, nevojitet edhe luftë më efikase kundër korrupsionit

Koalicioni qeveritar ndodhet para dy sfidave, të pengojë zgjerimin e ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut dhe të bindë opozitën për të votuar ndryshimet...

Irani dërgon delegacion në Vjenë për bisedime bërthamore

Një delegacion i Iranit do të vizitojë Vjenën në ditët në vijim, në tentim për të kapërcyer dallimet me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, tha ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian.

 

“Ne do të dërgojmë një delegacion nga Irani në Vjenë në ditët në vijim për të nisur bisedimet me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore dhe ne shpresojmë që të zgjidhim çështjet e mbetura, bazuar në atë që ne jemi pajtuar në ditët e fundit”, tha ai gjatë një konference për media.

 

Amirabdollahian tha se do të bisedojë me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për përpjekjet për të ringjallur marrëveshjen bërthamore që Teherani arriti me fuqitë botërore më 2015.

 

Bisedimet indirekte midis Teheranit dhe Uashingtonit për ringjalljen e marrëveshjes gjerësisht kanë ngecur. Zyrtarët kanë thënë se një prej çështjeve kryesore që është shndërruar në pengesë është kërkesa e Iranit që Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të përfundojë hetimin mbi gjurmët e uraniumit që janë gjetur në ndërtesat e padeklaruara bërthamore.

 

Më 2018, presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, kishte larguar Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore dhe kishte rivendosur sanksionet ndaj Iranit.

 

Marrëveshja kishte për qëllim frenimin e programit bërthamor të Teheranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Latest Posts

Pritja për presidentin austriak, Grubi: Përkrahja në procesin e integrimit europian ka qenë gjithnjë e fuqishme

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, shoqëruar nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski si dhe ministra të tjerë kanë pritur në takim presidentin austriak Alexander...

Kërcet arma në Kavajë/ Humbin jetën dy persona (EMRAT)

Dy persona kanë humbur jetën në Kavajë pas përplasjes me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali.   Edmond Gosa nga Kavaja ka qëlluar me armë...

Parandalohet sulmi terrorist në Greqi/ Policia arreston dy pakistanezë

Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Greqinë.   Policia e antiterrorit ka vënë në pranga dy shtetas pakistanezë, të cilët janë vënë nën...