Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Presidenti Biden: Demokracia amerikane është në rrezik

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim mbrëmjen e së mërkurës ndërsa vuri theksin tek rreziku që i kanoset demokracisë nga gënjeshtrat e ish-Presidentit Donald Trump dhe dhunës që frymëzojnë ato.

 

Duke vënë në dukje, në veçanti, sulmin ndaj bashkëshortit të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, Presidenti tha se pretendimet e rreme të zotit Trump për zgjedhje të manipuluara kanë “ushqyer rritjen e rrezikshme të dhunës politike dhe frikësimit të votuesve gjatë dy viteve të fundit”.

 

Pak ditë para zgjedhjeve të 8 nëntorit, Presidenti Biden tha: “Ndërsa qëndroj këtu sot, ka kandidatë që konkurrojnë për çdo nivel posti në Amerikë, për guvernator, për Kongres, për prokurorë të përgjithshëm, për sekretarë të shteteve, ka ndër ata që nuk premtojnë të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve ku ata marrin pjesë”.

 

“Kjo është rruga drejt kaosit në Amerikë”, deklaroi ai. “Është e paprecedentë. është e paligjshme. Dhe, është joamerikane.”

 

Presindeti, i cili është përpjekur të krijojë një kontrast mes planeve ekonomike të demokratëve dhe republikanëve, vuri në objektiv republikanët “ultra Maga”, një referencë ndaj sloganit të zotit Trump “Make America Great Again”, duke i quajtur ata pakicë, por “forcë lëvizëse” e Partisë Republikane.

 

Duke vënë në dukje shqetësimet në rritje për dhunën politike si dhe kërcënimet ndaj traditës së gjatë të vendit për beteja të ashpra zgjedhore, por paqësore dhe të sakta, ai tha se disa republikanë “po përpiqen të korrin sukses aty ku dështuan në vitin 2020, për të shtypur të drejtat e votuesve dhe për të përmbysur vetë sistemin zgjedhor.

 

Fjalimi vjen disa ditë pasi një burrë që kërkonte të rrëmbente Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, plagosi rëndë bashkëshortin e saj, Paul Pelosi, në shtëpinë e tyre në San Francisko dhe ndërsa vazhdojnë kërcënimet fizike ndaj anëtarëve të Kongresit dhe punonjësve të zgjedhjeve.

 

“Ka një rritje alarmante në numrin e njerëzve në këtë vend që pranojnë dhunën politike ose thjesht qëndrojnë të heshtur,” tha Presidenti Biden. “Heshtja është bashkëpunim”.

 

Duke theksuar se këto janë zgjedhjet e para federale që nga trazirat e 6 janarit 2021 dhe përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur vullnetin e votuesve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, Presidenti Biden u bëri thirrje votuesve që të mos mbështesin kandidatët që kanë mohuar rezultatet e zgjedhjeve, të cilat u cilësuan nga administrata e Presidentit Trump si të rregullta dhe pa ndërhyrje.

 

Presidenti Biden u bëri thirrje votuesve “të mendojnë gjatë dhe fort për momentin në të cilin jemi”.

 

“Në një vit të zakonshëm, ne nuk përballemi shpesh me pyetjen nëse vota që hedhim do ta ruajë demokracinë apo do ta rrezikojë atë”, tha ai. “Por këtë vit jemi”.

 

Fjalimi i Presidentit Biden vjen kur kanë mbetur vetëm gjashtë ditë nga votimet e 8 nëntorit, ndërkohë që më shumë se 27 milionë amerikanë tashmë kanë hedhur votën e tyre.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...