Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...

Zelensky s’do të marrë pjesë në samitin e G20 nëse Putin është i pranishëm

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se nuk do të marrë pjesë në samitin e grupit të 20 ekonomive më të mëdha (G20), nëse lideri rus, Vladimir Putin, merr pjesë në këtë ngjarje që do të mbahet në Indonezi.

 

Zelensky i bëri këto deklarata më 3 nëntor në Kiev, pasi u takua me presidentin e Greqisë. Lideri ukrainas tha se është ftuar që të marrë pjesë nga presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, në samitin që mbahet më 15 dhe 16 nëntor.

 

“Qëndrimi im personal dhe qëndrimi i Ukrainës është që nëse lideri i Federatës Ruse merr pjesë, atëherë Ukraina nuk do të marrë pjesë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha ai.

 

Më herët gjatë 3 nëntorit, Zelensky tha se ka biseduar me Widodon për përgatitjet për samitin e G20-s, por edhe për marrëveshjen për eksportin e drithërave nga portet ukrainase në Detin e Zi.

 

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Lufta, që ka hyrë në muajin e nëntë, ka lënë të vrarë mijëra persona, miliona të tjerë janë zhvendosur dhe janë shkatërruar qytete dhe vendbanime. Moska e cilëson pushtimin e Ukrainës si “operacion të posaçëm ushtarak”./rel

Latest Posts

Atanasoski: Qëndrimi i VMRO-së kundër ndryshimeve kushtetuese, kundërshtim i politikës perëndimore të Maqedonisë së Veriut

Kundërshtimi i ndryshimeve kushtetuese, nga koalicioni VMRO-DPMNE – ‘Levica’, i dy partive parlamentare që kundërshtojnë përfshirjen e bullgarëve në Preambulë, si dispozitë e të...

Ky është Refki “Papiqulo”, pronari i BMW-së së famshme dhe me 225 gjoba në sirtar

Ky është personi më i famshëm aktualisht në Prishtinë, së fundmi i njohur me nofkën “Papi Chulo”, Refki Hajzeri. 34-vjeçari prej kohësh me veturën e...

Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...