BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Britania: Dyshime se Rusia mund të qëllojë kundër ushtarëve që dezertojnë

Sipas zbulimit britanik ka gjasa që Rusia të qëllojë me armë ndaj ushtarëve të saj që dezertojnë nga lufta në Ukrainë.

 

 

Në një njoftim të ministrisë britanike të Mbrotjes thuhej se “nisur nga morali i ulët dhe hezitimi për të luftuar, me gjasë forcat ruse kanë nisur të pozicionojnë të ashtuquajturat ‘njësi ushtarake bllokuese’ ”.

 

 

Sipas autoriteteve britanike njësi të tilla janë përdorur nga Moska edhe në konflikte të mëparshme.

 

 

“Së fundmi, gjeneralët rusë ka të ngjarë t’u kenë kërkuar komandantëve të tyre të përdornin armët kundër dezertorëve, fillimisht duke i paralajmëruar, e më pas ndoshta për t’i vrarë”, bën të ditur ministria britanike e Mbrojtjes.

 

 

“Gjeneralët me siguri po kërkojnë ruatjen e pozicioneve mbrojtëse deri në vdekje”.

 

 

Taktika e të qëlluarit të dezertorëve është me gjasë dëshmi e moralit të ulët dhe e mungesës së disiplinës mes trupave ruse.

 

 

Një ditë më parë, ndërsa Ukraina shënoi festën e trupave të artilerisë dhe raketave, presidenti Volodymyr Zelenskyy vlerësoi rolin e tyre në luftë.

 

 

“Artileria ukrainase u bë më e forta në Evropë dhe një nga më të fortat në botë, e gjithmonë do të jetë kështu”, tha zoti Zelenskyy.

 

 

Ai shtoi se pavarësisht avantazhit fizik të artilerisë armike, luftëtarët ukrainas po japin rezultate më të mira, falë aftësive të tyre, inteligjencës, besimit në vetvete dhe tek vendi i tyre.

Latest Posts

Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë,...

Uniformat e policisë në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, hyn në fuqi ligji

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit...

Ernesti së shpejti do bëj ‘boom’ në botën e grimit, ja si

Ai është një nga artistët e grimit, ndër më të njohurit në botë. Fjala është për shqiptarin Ernest.mua, i cili po krijon brendin e tij,...