Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...

Hoxhaj: E kam lexuar propozimin franko-gjerman, duhet pranuar si udhërrëfyes për marrëveshje finale


Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka folur për propozimin franko-gjerman, dokumentin e të cilit thotë se e ka lexuar që nga paragrafi i parë e deri tek i fundit.

Hoxhaj tha se ky dokument është një udhërrëfyes për një fazë të re të dialogut, ku do të duhej të negociohej një marrëveshje.

“Unë kam pas shenjat e para diku në fund të gushtit, që në Kosovë mund të hyhet në një fazë intenzive. Unë mendoj që Kurti e kanë pas këtë dokument para shumë javësh. Por një pjesë e opozitës kanë arritur të informohen nga ndërkombëtarët për këtë propozim. Nuk mendoj që në këtë fazë mund të bisedojmë për atë që do të refuzohet apo pranohet. Dokumenti është vetëm një udhërrëfyes për një fazë të re të dialogut. Mbi këtë dokument do të duhej të negociohej një marrëveshje”, tha ai në T7.

Sipas tij, Kosova duhet ta pranojë këtë propozim.

“Në pikpamjen time, Kosova duhet t’i thotë po dokumentit. Aktualisht jemi në një situatë politike, njeriu i cili mund të arrijë marrëveshje me Serbinë është Kurti, qytetarët ia kanë dhënë atij votat…”.

Hoxhaj tregoi se për çka flitet në propozimin franko-gjerman.

“Unë e kam parë dokumentin, nga paragrafi i parë deri tek i fundit. E para që aty flitet përnjëmend për barazi mes shteteve sovrane, dhe i referohet kartës së OKB’së. Në një procec të negocimit Kosova dhe Serbia janë shtete të barabarta dhe sovrane, që prepupzon, edhe marrëveshja finale dhe njohja e ndërsjelltë, mund të jetë cak final i këtij dokumenti”, tha ai.

Latest Posts

Atanasoski: Qëndrimi i VMRO-së kundër ndryshimeve kushtetuese, kundërshtim i politikës perëndimore të Maqedonisë së Veriut

Kundërshtimi i ndryshimeve kushtetuese, nga koalicioni VMRO-DPMNE – ‘Levica’, i dy partive parlamentare që kundërshtojnë përfshirjen e bullgarëve në Preambulë, si dispozitë e të...

Ky është Refki “Papiqulo”, pronari i BMW-së së famshme dhe me 225 gjoba në sirtar

Ky është personi më i famshëm aktualisht në Prishtinë, së fundmi i njohur me nofkën “Papi Chulo”, Refki Hajzeri. 34-vjeçari prej kohësh me veturën e...

Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...