Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...

Krasniqi takon familjarët e ish-pjestarëve të UÇK-së që janë në Hagë


Krasniqi takohet me familjarët e ish-pjestarëve të UÇK-së që janë në paraburgim të Speciales.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot i ka vizituar familjet e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët janë në paraburgim në Gjykatën Speciale të Hagës, për dy vjet me radhë.

Krasniqi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se personalitetet si Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund t’i burgosësh, por s’mund t’ua mohosh prezencën.

“Në 54, 55, 71 dhe 51 vitet e tyre të deritashme, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, më së paku u kanë takuar vetes dhe familjes. Rruga e tyre deri te liria, me fatin e një populli mbi supe, ka kaluar nëpër luginën e vdekjes më tepër se gjysmën e jetës së tyre”.

“Megjithëse për familjet e tyre nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, e nuk është as sot, e di dhe jam i bindur që nuk do të ndërronin asnjë hap të veprimtarisë së familjarëve të tyre heronj. Sot, të gjithë, më qartë se kurrë, e kuptojmë se ata ishin të zgjedhur. Dhe, si të tillë, kishin një mision, një ëndërr, një lutje e amanet gjeneratash për ta jetësuar: Kosovën!”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Sot janë bërë dy vjet që nga arrestimi i ish-krerëve të shtetit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, por që ende në Hagë nuk ka filluar procesi gjyqësor ndaj tyre.

Latest Posts

Atanasoski: Qëndrimi i VMRO-së kundër ndryshimeve kushtetuese, kundërshtim i politikës perëndimore të Maqedonisë së Veriut

Kundërshtimi i ndryshimeve kushtetuese, nga koalicioni VMRO-DPMNE – ‘Levica’, i dy partive parlamentare që kundërshtojnë përfshirjen e bullgarëve në Preambulë, si dispozitë e të...

Ky është Refki “Papiqulo”, pronari i BMW-së së famshme dhe me 225 gjoba në sirtar

Ky është personi më i famshëm aktualisht në Prishtinë, së fundmi i njohur me nofkën “Papi Chulo”, Refki Hajzeri. 34-vjeçari prej kohësh me veturën e...

Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...