Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Pronari i ‘Orenda’ e quan të padrejtë vendimin për mbylljen e qendrës, thërret konferencë për media nesër


Anton Rasaj, pronar i Qendrës për të Moshuar “Orenda” në Pejë, e ka quajtur të padrejtë vendimin institucioneve për ta mbyllur këtë institucion.

Ministria e Financave këtë të premte njoftoi se ka revokuar licencën për qendrën “Orenda”, ku ka ndodhur rasti i dhunës fizike ndaj një banoreje të moshuar.

E sipas Rasajt, ky është vendim është i padrejtë pasi organet e hetuesisë ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit lidhur me rastin.

Këto deklarata ai i ka dhënë në një bisedë telefonike për RTK-në, pasi nuk ka dashur të prononcohet para kamerave.

“RTK ka kontaktuar me drejtorin e qendrës ku ka ndodhur dhunimi, Anton Rasaj, i cili nuk ka dashur të prononcohet për media. Ai ka thirrur një konferencë për media nesër nga ora 11:00 veç se ka thënë se e quan të pa drejtë vendimin e ministrisë, pasi mendon se organet e hetuesisë ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre sa i përket rastit në fjalë. Po ashtu, është shprehur shumë i prekur nga ky rast”.

Ndryshe, sipas njoftimit të ministrisë të lëshuar të premten, qendrës “Orenda” i është revokuar licenca për ofrimin e shërbimeve sociale.

“Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëhershëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit”, thuhet në njoftimin për media.

“Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale”.

Sipas vendimit të Komisionit, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor (e hënë) obligohet të dorëzojë licencën dhe të mbyll aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...