“Ambiciet tona janë të pakta”/ Caka: Ramës i ka hyrë frika nga protesta, ja qëllimi jonë në zgjedhje

Në datën 12 nëntor Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë ka thirrur protestën kombëtare kundër qeverisë.

 

Por ndonëse na ndajnë edhe rreth 6 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të 14 amjit, për opozitën, aksionet e tyre duhet të fillojnë sa më shpejt.

 

Këtë gjë deklaroi sekretaria për marrëdhënien me publikun nga PL Silva Caka në studion e lajmeve të Vizion Plus.

 

Ajo tha se në protestë do të marrin pjesë jo vetëm qytetarë të thjeshtë, por edhe profesionet e lira dhe përfaqësues të medias.

 

Koha është koncept relative. Përballë një regjimi dhe autokraci të vendosur tashmë, është e nevojshme që organizimet, protestat e të gjitha të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur.  Kjo qeveri nuk njeh asnjë lloj limiti, as drejtësi, as biznes asnjë gjë.

 

Një pjesë e atyre që do i bashkohen protestës janë një pjesë e profesioneve të lira. Të cilët dëmtohen nga paketa fiskale. Do të ketë edhe grupe të tjera, edhe nga mediat”, tha Caka.

 

Ndërkohë që në takimet që zhvilloi sot në jug të vendit, Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në protestën e 12 majit.

 

Këtyre thirrjeve, Caka iu përgjigj duke thënë se është në interes të Ramës që qytetarët të mos reagojnë, teksa shtoi se kuptueshëm shefit të qeverisë i ka hyrë frika.

 

Të rrinë të hanë bar, të durojnë rritjen e ccmimeve, se si ato pensione mos rriten. Të rrinë të durojnë Ramën se I intereson atij. Kuptohet që frika ekziston te ky njeri. Është e kuptueshme që duhet të dalësh përballë një regjimi që nuk pop yet për asnjë. Të gjithë e kanë parë se ccfarë po ndodh në shqipëri. I ka shtrirë tentakulat në të gjitha sistemet”, tha ajo.

 

Caka shtoi më tej se në zgjedhjet e ardhshme vendore, ambiciet e Partisë së Lirisë janë të pakta dhe të vetmin interes kanë rrëzimin e qeverisë.

 

Ambiciet janë më të pakta se janë parimet në thelb. Nuk na ka interesuar një ndarje pushtetesh. Kjo gjë nuk ka për të ndodhur në këtë marrëveshje. Qëllimi është largimi i kësaj qeverie. Pak rëndësi ka se kujt do i takoj kandidatura për kryetar bashkie. Në zona të caktuara ne nuk e kemi përjashtuar mundësinë që të kemi kandidatët tanë. E rëndësishme është që të bëhet më e mira për të gjithë ne bashkë”, tha ajo.