Ky ishte reagimi i Messit kur u provokua me fanellë të Ronaldos

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë rivalët më të mëdhenj të futbollit tash e gati dy dekada. Duke e pasur parasysh këtë fakt, disa tifozë...

TË FUNDIT

Blinken: Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se gjatë takimit në Bruksel të ministrave të Jashtëm të NATO-s kanë diskutuar për rolin e aleancës...

Sabit Geci mohon se e ndërroi emrin dhe fenë: Kjo është hajgare, unë s’jam fetar hiç!

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci mohon se e ka ndërruar emrin dhe fenë. “Kjo është hajgare. Këto janë hajgare”, i tha ai...

Festa e 28 nëntorit: Shqipet e Londrës bllokojnë rrugët, arrestohen disa persona

28 nëntori u festua edhe në Angli.Rrugët e Londrës, u bllokuan nga mijëra shqiptarë duke mbajtur flamuj dhe fishekzjarre në dorë. Po ashtu janë arrestuar...

Irani e pranon se ka furnizuar Rusinë me dronë

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, e ka pranuar për herë të parë se shteti i tij i ka dhuruar dronë Rusisë, mirëpo ka insistuar që ky transferim është bërë para se të niste lufta e Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

 

Me këta dronë iranianë, Rusia ka sulmuar tash e disa javë qytetet ukrainase.

 

Komentet e ministrit iranian kanë ardhur pas disa muajve të mesazheve konfuze të Iranit lidhur me furnizimin e Rusisë me armë.

 

“Ne i kemi dhënë Rusisë numër të kufizuar të dronëve, para se të niste lufta në Ukrainë”, u ka thënë Amirabdollahian gazetarëve, pas një takimi në Teheran.

 

Ditë më parë, zyrtarët iranianë kanë hedhur poshtë armatosjen e Rusisë për luftën në Ukrainë.

 

Protestë në Kiev kundër mbështetjes iraniane për luftën e Rusisë në Ukrainë, 28 tetor 2022.

Më herët gjatë kësaj jave, ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, i ka konsideruar dyshimet për armët si “totalisht të pabaza” dhe ka riktheksuar pozicionin e Iranit për neutralitet në luftë.

 

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë i kanë kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që të hetojë nëse Rusia ka përdorur dronë iranianë për të sulmuar civilët në Ukrainë.

 

Ndonëse e ka pranuar dërgesën në Rusi, ministri iranian ka thënë të shtunën se vendi i tij nuk është në dijeni për përdorimin e dronëve të tij në luftën në Ukrainë.

 

Sipas tij, Irani është i përkushtuar për ndaljen e konfliktit.

 

“Nëse Ukraina ka dokumente që dëshmojnë se Rusia ka përdorur dronët iranianë në Ukrainë, atëherë ajo duhet të na informojë”, ka thënë ai.

 

“Nëse na dëshmohet se Rusia ka përdorur dronë iranianë në luftën kundër Ukrainës, ne nuk do të qëndrojmë indiferentë në këtë çështje”.

Latest Posts

Blinken: Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se gjatë takimit në Bruksel të ministrave të Jashtëm të NATO-s kanë diskutuar për rolin e aleancës...

Sabit Geci mohon se e ndërroi emrin dhe fenë: Kjo është hajgare, unë s’jam fetar hiç!

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci mohon se e ka ndërruar emrin dhe fenë. “Kjo është hajgare. Këto janë hajgare”, i tha ai...

Festa e 28 nëntorit: Shqipet e Londrës bllokojnë rrugët, arrestohen disa persona

28 nëntori u festua edhe në Angli.Rrugët e Londrës, u bllokuan nga mijëra shqiptarë duke mbajtur flamuj dhe fishekzjarre në dorë. Po ashtu janë arrestuar...

Mos i humbisni

Ahmeti: Shumë breza sakrificë për këtë ditë feste, valoftë gjithmonë flamuri Kuq e Zi!

Nën organizimin e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot u mbajt Akademi Solemne dedikuar 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ahmeti në...

Arbër Ademi në Madrid takoi ish kryeministrin bullgar, Petkov

Nënkryetari i BDI dhe shef i grupit parlamentar Arbër Ademi në Madrid sot ka takuar ish kryeministrin bullgar Kiril Petkov. Takim me ish-kryeministrin e Bullgarisë,...

NATO, shqetësim për Ballkanin: Rritja e konflikteve në rajon rrezikon paqen

https://www.youtube.com/watch?v=eLjghWRUeEk Subscribe Nga Brukseli ku po merr pjesë në samitin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i...