Pesë aksidente rrugore u shënuan gjatë orëve të fundit si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin.
Nje aksident i trefishtë ndodhi në fshatin Shelqet të Shkodrës, mesditën e kësaj të shtune, ku mbetën të plagosur rëndë 3 persona, drejtuesit e mjeteve.
Ndërkohë në Fier dy makina u përplasën kokë më kokë në fshatin Lalar dhe u përmbysen në rrugë.Tre persona, drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer mbetën të plagosur, të cilët u dërguan në spital me urgjencë.
Po në Fier u regjistruar një tjetër aksident por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Një autbot u përplas me trafikndarësen në rrugën Kukës- Morinë duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit. Autoboti u përmbys duke bllokuar për disa minuta edhe Rrugën e Kombit. Ndërkaq, shoferi u transportua me urgjence në spitalin rajonal të Kukësit.
Në Elbasan, në bulevardin kryesor një makinë përplasi një motoçikletë dhe u largua me shpejtesi nga vendngjarja. Drejtuesi i i motorçikletës u dërgua në spital për shkak të plageve të marra.
Edhe në Paper u përplasën dy makina dhe për pasojë, u plagosën dy shoferët.
Të gjitha aksidentet u favorizuan nga lagështia e madhe në rrugë, por edhe manovrimet e gabuara të shoferëve.