Drejtorët që nuk i kanë paguar faturat e energjisë do të japin llogari në qeveri

Shkup, 6 Dhjetor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski të hënën deklaroi se për disa nga institucionet që kanë borxhe të energjisë elektrike ka faktorë të...

Gjatë muajit tetor, në rajonin e Pollogut janë regjistruar 60 aksidente trafiku

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë muajit tetor gjithsej janë regjistruar 60 aksidente trafiku në rajonin e Pollogut. Sipas SPB-Tetovë, kjo paraqet ulje të numrit të aksidenteve, krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar.

“Gjatë tetorit të këtij viti në rajonin e gjerë të Tetovës janë regjistruar gjithsej 60 aksidente trafiku ose 11 më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Krahas kësaj ka rënë edhe numri i të lënduarve, e posaçërisht inkurajues është fakti se në këtë periudhë nuk ka pasur viktima njerëzore, krahasuar me 2 viktima që kishte në vit më parë.
Shkaqet më të shpeshta të aksidenteve të tetorit ishin shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve të rrugës, ekzekutimi i gabuar i një veprimi dhe mosrespektimi i përparsisë së kalimit. Muajin e kaluar janë shqiptuar gjithsej 725 masa për shpejtësi të papërshtatshme, 91 për parakalim të paligjshëm dhe 40 për mosdhënie përparësi kalimi për
këmbësorët”, thonë nga SPB-Tetovë.

Latest Posts

50 vjetori i misionit të fundit me astronautë drejt Hënës, Apollo 17

Kapsula Orion e NASA-s po rrotullohet në orbitën e Hënës këtë javë, duke përgatitur kështu rikthimin e misioneve me ekuipazh në sipërfaqen e Hënës....

Portugalia “tenis” me Zvicrën/ Luzitanët mposhtën 6 me 1 helvetët

Portugalia luan pingpong me Zvicren duke fituar me rezultatin e thelle 6 me 1.Skuadra helvete zhvilloi nje ndeshje shume te dobet dhe pa...

Seanca e 106-të e Qeverisë, Grubi: Miratuam donacion për Ukrainën dhe përmirësojmë kushtet e punës për personat me aftësi të kufizuara

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mbajtur seancën e 106-të në të cilën janë miratuar disa vendime. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar opinionin...