Hajdutët hyjnë brenda dyqanit në Vlorë/ Vjedhin kompjutera dhe telefona

Gjatë mbrëmjes së djeshme është vjedhur një dyqan në Vlorë.

 

Dyqani ndodhet në bulevardin e Vlorës, pranë shkollës profesionale Industriale dhe është një dyqan i cili tregëton pajisje elektronike.

 

Blutë e Vlorës prej mëngjesit janë në vendin e ngjarjes teksa po kryejnë ekspertizën për të marrë provat përkatëse.

 

Mësohet se nga dyqani janë vjedhur disa pajisje elektronike si telefona, kompjuter etj.

 

Autori ose autorët e mundshëm kanë hapur derën e xhamit për t’u futur në brendësi. Personat kanë qënë të maskuar. Objekti me kamera sigurie.