I riu pranon se ka vjedhur autoambulancën

18-vjepari D.N. nga Koçani ka pranuar se ka vjedhur autoambulancën nga Emergjenca Mjekësore në Koçani, përcjell TV21. Siç informon MPB, autoambulanca është gjetur dje...

Shala i kundërpërgjigjet Blerim Sallahut për 100 mijë eurot: Misioni yt është me mbyllë KMDLNJ-në


Behxhet Shala i kundërpërgjigjet Blerim Sallahut për 100 mijë eurot: Misioni yt është me mbyllë KMDLNJ-në.

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, i është kundërpërgjigjur akuzave të zv.ministrit të Drejtësisë Blerim Sallahu për keqpërdorimin e 100 mijë eurove të taksapaguesve. Sipas Shalës, misioni i Sallahut është të mbyllet KMDLNJ.

Në një bisedë për Gazetën Express, Behxhet Shala, thotë se Sallahu po jep dezinformata dhe ka folë të pavërteta.

“Rasti nuk është në gjykatë, ne se kemi asnjë informatë, Blerim Sallahu prej korrikut ka shpërnda dezinformata nuk e ka folë të vërtetën e ka keqpërdorë pozicionin që e ka dhe ka folë të pavërteta, ata e kanë raportin për të gjitha mjetet që janë marrë dhe kjo përbërje i ka detyrim KMDLNJ-së dhe në përpjekje për t’i ikur detyrimit, ai mund ta ketë çuar lëndën në gjykatë, por nuk kemi asnjë informatë që është lënda në gjykatë, kështu që ajo mbetet spekulim dhe paragjykim i Blerim Sallahut i cili nuk është hera e parë që shpërndanë të pavërteta, i cili po i bën të gjitha përpjekjet për ta mbyllë KMDLNJ-në, misioni i tij dhe atyre që i qëndrojnë prapa është për ta mbyllë KMDLNJ-në”, tha Shala për Gazetën Express.

Shala tha se punën e 100 mijë eurove Sallahu e ka përmend edhe më herët, por sipas tij “nuk është puna e zv.ministrit të ndërhyjë”.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha se KMDLNJ i ka keqpërdorë 100 mijë euro të taksapaguesve, prandaj kërkoi nga ku institucion që t’i kursejë nga këshillat për themelimin e Asociacionit.

Sipas tij, Asociacioni do ta deformonte shtetin.

“Do të ishte mirë që keqpërdoruesit që i kanë dëmtuar fondet publike, të na kursejnë nga këshillat e themelimit tê Asociacionit që na e deformon shtetin”, është shprehur ai.

Postimi i tij i plotë:

KMDLNj-ja i ka keqpërdorur rreth 100.000€ të taksapaguesve. Rastin e kemi dërguar në Gjykatë dhe këta që supozohet t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, le të përgatiten ta mbrojnë fillimisht veten para drejtësisë!

Do të ishte mirë që keqpërdoruesit që i kanë dëmtuar fondet publike, të na kursejnë nga këshillat e themelimit tê Asociacionit që na e deformon shtetin!

Liritë dhe të drejtat e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe me akte ndërkombëtare. Ne i respektojmë ato maksimalisht. Por, liritë dhe të drejtat e njeriut i cënojnë pikërisht ata që bëjnë thirrje për themelim të mekanizmave që e shkelin Kushtetutën, siç është Asociacioni, i cili në thelb është strukturë e bazuar në përkatësi etnike, përmes të cilës rriten dallimet e diskriminimet kombëtare, që janë në frymë të kundërt me liritë dhe të drejtat e njeriut.

Latest Posts

Reshje e stuhi në jugun e Italisë/ Shirat shkaktojnë përmbytje e dëme të mëdha

Moti i keq ka përfshirë sërish Italinë. Më problematike situata paraqitet në provincën e  Mesinës dhe Sicilisë. Pamjet tregojnë  se  uji ka vërshuar  brenda...

Përkujtohet gjeneral Shaban Shala, Ahmeti: Me një Akademi nuk përshkruhet një histori

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti më 2 Dhjetor ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore për nderë të gjeneralit Shaban Shala. Si...

I riu pranon se ka vjedhur autoambulancën

18-vjepari D.N. nga Koçani ka pranuar se ka vjedhur autoambulancën nga Emergjenca Mjekësore në Koçani, përcjell TV21. Siç informon MPB, autoambulanca është gjetur dje...