Saraçini: Përveç ndryshimeve kushtetuese, nevojitet edhe luftë më efikase kundër korrupsionit

Koalicioni qeveritar ndodhet para dy sfidave, të pengojë zgjerimin e ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut dhe të bindë opozitën për të votuar ndryshimet...

OBSH: 15 mijë viktima nga i nxehti në Evropë gjatë 2022

I nxehti po ka shkaktuar mijëra të vdekur në të gjithë Evropën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2022, humbën jetën të paktën 15 mijë njerëz vdiqën në Kontinentin e Vjetër për shkaqe të lidhura drejtpërdrejt me nxehtësinë. Vlerësimi ende jo i plotë përfshin 4,500 vdekje në Gjermani, gati 4,000 në Spanjë, mbi 3,200 në Britaninë e Madhe dhe një mijë në Portugali.

Numri i vdekjeve nga temperaturat e larta, “pritet të rritet, pasi disa vende raportuan vdekje të tepërta të lidhura me nxehtësinë”, veçanërisht verën e kaluar”, deklaroi drejtori për shëndetësi i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, në një deklaratë.

Spanja mbajti rekordin e temperaturave të larta në tetor që nga viti 1961. Temperatura mesatare e muajit të kaluar ishte 18 gradë, 3,6 gradë më e lartë se mesatarja e periudhës referuese 1981-2010.

“Është thelbësore të kuptojmë se jemi në një situatë ekstreme, se efektet e ndryshimeve klimatike janë një realitet dhe nevojiten veprime shumë më të mprehta”, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tranzicionit Ekologjik Teresa Ribera. / demokracia.com

Latest Posts

Pritja për presidentin austriak, Grubi: Përkrahja në procesin e integrimit europian ka qenë gjithnjë e fuqishme

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, shoqëruar nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski si dhe ministra të tjerë kanë pritur në takim presidentin austriak Alexander...

Kërcet arma në Kavajë/ Humbin jetën dy persona (EMRAT)

Dy persona kanë humbur jetën në Kavajë pas përplasjes me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali.   Edmond Gosa nga Kavaja ka qëlluar me armë...

Parandalohet sulmi terrorist në Greqi/ Policia arreston dy pakistanezë

Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Greqinë.   Policia e antiterrorit ka vënë në pranga dy shtetas pakistanezë, të cilët janë vënë nën...