Pendarovski do t’i pranojë letrat kredenciale të ambasadores së re amerikane Price Aggeler

Presidenti Stevo Pendarovski sot do t’i pranojë letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Price Ageler.

Më 5 gusht, shumica demokrate në Senat njoftoi në Twitter se Angela Price Ageler u konfirmua si ambasadore e re e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.

Ajo zëvendëson Kate Marie Burns, e cila ka shërbyer si ambasadore e SHBA-së në Shkup që nga viti 2019.

Ambasadorja e re e SHBA-së në Maqedoni, Angela Price Ageler, më herët ka punuar në pozita të ndryshme në Departamentin e Shtetit, përfshirë edhe në Ambasadën Amerikane në Shkup, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun.