Drejtorët që nuk i kanë paguar faturat e energjisë do të japin llogari në qeveri

Shkup, 6 Dhjetor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski të hënën deklaroi se për disa nga institucionet që kanë borxhe të energjisë elektrike ka faktorë të...

SHBA voton për Kongresin – Biden: Demokracia është në rrezik; Trump: Amerika po dështon

Një fitore e republikanëve në zgjedhjet e sotme të Kongresit mund të dobësojë institucionet demokratike të vendit, paralajmëroi presidenti amerikan Joe Biden. Ish-presidenti Donald Trump, nga ana tjetër, paralajmëroi se Amerika po dështon dhe njoftoi se javën e ardhshme do të paraqesë kandidaturën e tij për president.

Nëse republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve, siç parashikojnë sondazhet, aftësia e Biden për të miratuar ligje do të dëmtohet. Këto zgjedhje janë edhe një lloj referendumi për udhëheqjen e presidentit. Popullariteti i Bidenit ka rënë pas inflacionit më të keq në katër dekada.

“Ne e dimë se demokracia është në rrezik dhe ky është momenti për ta mbrojtur atë”, iu drejtua Biden qytetarëve.

Në sondazhet e fundit, vetëm 39% janë të kënaqur me punën e Bidenit, ndërsa Trump njoftoi se do të thotë diçka të madhe më 15 nëntor në Florida.

“Nëse doni që Amerika të dështojë, atëherë duhet të votoni për të majtët radikalë, njerëz të çmendur. Dhe nëse doni të ndaloni shkatërrimin e Amerikës, atëherë duhet të votoni për republikanët”, tha Trump.

 

Latest Posts

50 vjetori i misionit të fundit me astronautë drejt Hënës, Apollo 17

Kapsula Orion e NASA-s po rrotullohet në orbitën e Hënës këtë javë, duke përgatitur kështu rikthimin e misioneve me ekuipazh në sipërfaqen e Hënës....

Portugalia “tenis” me Zvicrën/ Luzitanët mposhtën 6 me 1 helvetët

Portugalia luan pingpong me Zvicren duke fituar me rezultatin e thelle 6 me 1.Skuadra helvete zhvilloi nje ndeshje shume te dobet dhe pa...

Seanca e 106-të e Qeverisë, Grubi: Miratuam donacion për Ukrainën dhe përmirësojmë kushtet e punës për personat me aftësi të kufizuara

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mbajtur seancën e 106-të në të cilën janë miratuar disa vendime. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar opinionin...