Saraçini: Përveç ndryshimeve kushtetuese, nevojitet edhe luftë më efikase kundër korrupsionit

Koalicioni qeveritar ndodhet para dy sfidave, të pengojë zgjerimin e ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut dhe të bindë opozitën për të votuar ndryshimet...

Weber: Prishtina ta shtyjë zbatimin e vendimit për targat, Beogradi të tërhiqet nga kërkesa për Asociaicionin


Dorëheqjet e pjesëtarëve të komunitetit nga e Kosovës, eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, po i konsiderohen si përshkallëzimin më të madh në Kosovë që nga viti 2013.

Weber, ka thënë për portalin “Nova”, se ky përshkallëzim nuk ndodhë për shkak të dorëheqjeve të serbëve në Qeverinë e Kosovës, Parlament dhe komuna, por për shkak të largimit të policëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë nga institucionet e Kosovës.

“Kjo sigurisht tregon, dhe atë që tashmë është evidente në dy vitet e fundit, se negociatat (Beograd dhe Prishtinë) kërkojnë angazhim nga nivelet më të larta në Berlin, Paris dhe Uashington. Ne kemi parë gjithashtu se negociatat për mosmarrëveshjet dypalëshe jashtë kornizës së negociatave gjithëpërfshirëse nuk çojnë askund. Sepse edhe pas mosmarrëveshjeve dypalëshe, siç është mosmarrëveshja për targat, qëndron çështja e statusit”, thotë Weber, transmeton Telegrafi.

Ai thekson se lëvizjet e fundit të njëanshme të Prishtinës janë pasqyrim i gjendjes “të paqëndrueshme” të dialogut dhe se është e nevojshme t’i kthehemi negociatave për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Weber beson se e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë është lëshimi i të dyja palëve.

“Nevojitet një resetim i plotë nga nivelet më të larta të zyrtarëve perëndimorë. Vetë fakti që në kontekstin e të ashtuquajturit propozim gjermano-francez erdhi deri te ky eskalim tregon se ne jemi ende larg negociatave të tilla gjithëpërfshirëse. Nga kjo situatë realisht nuk ka rrugëdalje, përveç shtyrjes së vendimit të njëanshëm të Prishtinës [për targat] dhe tërheqjes së kërkesës për formimin e Asociacionit nga pala serbe. Dialogu është mbërthyer në Asociacion gjë që tregon se çështja nuk mund të zgjidhet jashtë kornizës së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, vlerëson Weber.

Latest Posts

Pritja për presidentin austriak, Grubi: Përkrahja në procesin e integrimit europian ka qenë gjithnjë e fuqishme

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, shoqëruar nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski si dhe ministra të tjerë kanë pritur në takim presidentin austriak Alexander...

Kërcet arma në Kavajë/ Humbin jetën dy persona (EMRAT)

Dy persona kanë humbur jetën në Kavajë pas përplasjes me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali.   Edmond Gosa nga Kavaja ka qëlluar me armë...

Parandalohet sulmi terrorist në Greqi/ Policia arreston dy pakistanezë

Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Greqinë.   Policia e antiterrorit ka vënë në pranga dy shtetas pakistanezë, të cilët janë vënë nën...