Agim Ademi e konfirmon: Kosovë-Izraeli, me praninë e publikut

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e...

TË FUNDIT

Kaosi në Kuvend, Salianji: Rama i vuri flakën parlamentit, po funksionojnë në kushtet e një junte

Pasi buxheti u votua nen për nen në 8 minuta, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla mblli seancën plenare dhe tha se senca e radhës...

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Senatori republikan Ron Johnson fiton garën në Viskonsin

Senatori republikan Ron Johnson fitoi ndaj demokratit Mandela Barnes në Viskonsin, duke mbajtur gjallë shpresat e republikanëve për të marrë në kontroll Senatin dhe duke shuar shpresat e zotit Barnes për të hyrë në histori si senatori i parë me ngjyrë në këtë shtet.

 

Fitorja për zotin Johnson, një nga mbështetësit më të mëdhenj të ish-presidentit Donald Trump, erdhi pasi ky i fundit humbi me një diferencë të ngushtë dy vjet më parë në këtë shtet ndaj Presidentit Joe Biden.

 

“Votat janë të qarta,” tha zoti Johnson në një deklaratë. “Matematikisht, nuk ka asnjë rrugë për gjeneralin Barnes për të kapërcyer diferencën prej 27,374 votash. Kjo garë ka përfunduar”.

 

Zoti Barnes nuk e pranoi humbjen të mërkurën herët. Ai mbajti një konferencë shtypi në mesditë në qytetin e tij të lindjes në Milluoki.

“Pavarësisht se çfarë thonë, ne jemi të përkushtuar të sigurohemi që çdo votë do të numërohet,” tha zëdhënësja e fushatës së zotit Barnes, Maddy McDaniel më herët në mëngjes të mërkurën. “Ne do të presim dhe të shohim se çfarë kanë vendosur votuesit pasi të dëgjohen të gjithë zërat e tyre.”

 

Zoti Johnson, në një intervistë në radion WISN-AM, akuzoi zotin Barnes se refuzoi të pranonte rezultatin e garës pasi kishte premtuar më herët gjatë fushatës që do ta bënte një gjë të tillë.

 

“Është e qartë se ai nuk ka rrugë drejt fitores”, tha zoti Johnson.

 

Gara ishte një nga disa gara të ashpra të Senatit në të gjithë vendin, që mund të përcaktojnë se cila parti mban kontrollin e Senatit.

 

Zoti Johnson tha se priste që republikanët të dilnin më mirë në zgjedhjet e mesmandatit, duke thënë se politikat demokrate “nuk janë të mira për Amerikën”.

 

Zoti Barnes, po kërkonte të bëhej senatori i parë me ngjyrë I shtetit Viskonsin. Zoti Johnson kandidoi për një mandat të tretë.

 

Ai u zgjodh për herë të parë në vitin 2010, si pjesë e lëvizjes Tea Party dhe fitoi rizgjedhjen në vitin 2016.

 

Ron Johnson është një nga mbështetësit më të mëdhenj të ish-presidentit Donald Trump. Ai e drejtoi këtë fushatë duke u përpjekur ta paraqesë zotin Barnes si të dobët ndaj krimit dhe zbatues të axhendës së demokratëve.

 

Zoti Barnes, si shumë demokratë në nivel kombëtar, u përpoq të parashtronte si temë qëndrore abortin, duke theksuar mbështetjen e gjatë të zotit Johnson për përmbysjen e ligjit që mbronte abortin dhe duke argumentuar se milioneri Johnson nuk kishte lidhje me shqetësimet e klasës së mesme./voa

Latest Posts

Kaosi në Kuvend, Salianji: Rama i vuri flakën parlamentit, po funksionojnë në kushtet e një junte

Pasi buxheti u votua nen për nen në 8 minuta, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla mblli seancën plenare dhe tha se senca e radhës...

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Mos i humbisni

Dosja e Prokurorisë: Liridona Ademaj u qëllua me armë nga afërsia

Detaje të reja po dalin rreth ngjarjes tragjike e cila ndodhi në orët e mbrëmjes së 29 nëntorit, datë kjo në të cilën u...

Në tubimin e partisë së Daçiqit në Bllacë këndohet “Vuçiq o p****”

Një video nga Bllaca ku Vuçiqi fyhet rëndë tronditi koalicionin dhjetëvjeçar PPS-PSS, socialistët kërkojnë falje për videon dhe thonë se janë partner besnik. A...

Spasovski: Vanja ka vdekur nga plaga me armë zjarri, janë gjetur dy armë në afërsi të Shkupit

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një deklaratë të mbajtur mbrëmë në lidhje me pyetjen nëse Vanja, vajza 14-vjeçare, ka qenë e...

Moti i acartë shkakton 3 viktima në Gjermani

Prej disa ditësh Gjermani është “pushtuar” nga moti i acartë, dhe për pasojë tre persona kanë humbur jetën.   Gjithashtu prej 3 ditësh është i...